Home / Lajme / Maqedoni / Ksamili destinacion edhe për Tetovarët

Ksamili destinacion edhe për Tetovarët

7 qershor-ryetari I komunës së Ksamilit, Besnik Abedini, thotë per Televizionin Koha se në këtë qytezë turistike mund të qëndrojnë rreth 40 mijë pushues, ndërsa kapacitetet për turistë janë 6000 mijë shtretër, në hotele dhe në banesa private. Ksamili, i cili shtrihet në pjesën jugperëndimore të Sarandës, ka një popullsi prej 9300 banorësh.

Riviera shqiptare është ndër më atraktivet e cila tërheq shumë tursitë dhe pushues nga Maqedoni. Këhstu është edhe me Ksamilin, që paraqet një nga pasuritë si natyrore edhe arkeologjike më të pasura në shqipëri.. Ajo përbën një nga perlat e natyrës shqiptare, me plazhe të pastërta, me vijë bregdetare të larmishme me gjire, kepa ,ishuj e shkembinj interesantë, me monumente kulture, me Butrintin dhe Sarandën afër, fare pranë ishullit të Kërkyrës dhe rrugës detare nga Greqia në Itali, pra një pikë e rëndësishme për nje turizëm elitar. Kryetari I komunës së Ksamilit, Besnik Abedini, thotë per Televizionin Koha se në këtë qytezë turistike mund të qëndrojnë rreth 40 mijë pushues, ndërsa kapacitetet për turistë janë 6000 mijë shtretër, në hotele dhe në banesa private. Ksamili, i cili shtrihet në pjesën jugperëndimore të Sarandës, ka një popullsi prej 9300 banorësh. Në të operojnë 104 subjekte të turizmit dhe atij familjar, mes tyre 17 hotele të mirëfillta, thotë Abedini, I cili nënvizon se edhe viteve të kaluara ka pasur turist nga Maqedonia, ndërsa ka qëndruar në lokalet e Televizionit Koha, për të dhënë ofertën verore për qytetezën bregdetare që drejton ai. Këtë verë, infrastruktura rrugore ka pësuar ndryshime të dukshme me shtrimin me asfalt dhe zgjerimin e aksit rrugor Sarandë-Ksamil-Butrint, rrugë kjo që do të afrojë Ksamilin me Sarandën dhe Butrintin antik. Gjithashtu ka përfunduar tërësisht rrjeti i furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë të të gjitha familjeve. Rrugët janë tërësisht të ndriçuara, dy shatërvanë janë instaluar në dy qendrat më kryesore të qytezës dhe janë vendosur edhe dy skulptura prej bronzi të madhësive të mëdha. Për shumë vizitorë, vendas dhe të huaj, Ksamili përbën një destinacion mjaft tërheqës, sidomos për detin e pastër, dhe kjo bën që numri i turistëve të vijë çdo vit në rritje.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *