Home / Lajme / Maqedoni / Kujdes me zërin e muzikës

Kujdes me zërin e muzikës

SPB-ja e Tetovës gjatë verës do të kontrollojë në mënyrë permanente objektet hotelerike dhe gjithkund ku do të has në prishje të rendit do të reagojë në mënyrë adekuate”, qëndron në apel.

Tetovë-Me fillimin e pushimit veror një numër i madh I lokaleve me taverna të hapura dhe diskoklube në Tetovë dhe Gostivar do të jenë të stërmbushur me të rinjë, ndërsa në shumë raste edhe lëshohet muzikë me zë të lartë. Kjo ndodh sidomos gjatë orëve të vona, ku organizohen lloj –lloj ahengje. “Në këto mbrëmje argëtuese lëshohet muzikë me zë të lartë, që në mënyrë të drejtpërdrejt shqetëson qytetarët të cilët jetojnë në afërsi të këtyre lokaleve. Kjo u dedikohet lokaleve që janë të vendosura në katet përdhesë por edhe në përgjithësi. Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, rikujton pronarët e kafeneve dhe disko-klubeve por edhe qytetarët që të përmbahen nga lëshimi i muzikës me zë të lartë në periudhën prej orës 15.00 deri 18.00 dhe prej orës 23.00 deri ora 06.00”, thuhet në një apel të lëshuar nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë. Më tej në apel thuhet se për çdo prishje të rendit dhe qetësisë publike në këtë periudhë e cila do të vërtetohet me mjete adekuate (fonometër) do të përgatitet edhe kërkesë për inicim të procedurës penale, ndërsa dënimi për këtë lloj vepre është prej 200 deri në 500 euro. “Dënimi për person juridik është prej 500 deri në 1000 euro dhe 200 deri në 500 euro për personin përgjegjës. Dënim prej 500 deri në 800 euro do të ketë tregtari i cili nuk ka marrë masa konkrete që të pengojën prishjen e rendit dhe të qetësisë publike në objektin e tij. SPB-ja e Tetovës gjatë verës do të kontrollojë në mënyrë permanente objektet hotelerike dhe gjithkund ku do të has në prishje të rendit do të reagojë në mënyrë adekuate”, qëndron në apel. (Urim Hasipi)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *