Home / Lajme / Rajon / Lazarat, bllokohen 600 fidanë kanabis e 100 kg marijuanë

Lazarat, bllokohen 600 fidanë kanabis e 100 kg marijuanë

22 qershor-Policia ka arrestuar poseduesin e saj shtetasin Xhelo Rabi 59 vjeç, ndërsa ka shoqëruar në komisariat edhe bashkëshorten e 59-vjeçarit. Aksioni për parandalimin e mbjelljes së lëndëve narkotike ka aktivizuar të gjithë policinë në fshatin Lazarat në Gjirokastër, operacion ky që ka nisur që nga data 16 e këtij muaji

Vazhdon operacioni në Lazarat të Gjirokastrës për parandalimin e fushatës së mbjelljes së lëndëve narkotike. Forcat e Drejtorisë së policisë në Gjirokastër në bashkëpunim me ato të Delta Forcës, në sajë të operacionit të koduar “Kubiket” kanë sekuestruar 600 fidanë kanabis dhe 100 kg marijuanë dhe një parcelë me farë kanabis, transmeton Ora News.

Policia ka arrestuar poseduesin e saj shtetasin Xhelo Rabi 59 vjeç, ndërsa ka shoqëruar në komisariat edhe bashkëshorten e 59-vjeçarit. Aksioni për parandalimin e mbjelljes së lëndëve narkotike ka aktivizuar të gjithë policinë në fshatin Lazarat në Gjirokastër, operacion ky që ka nisur që nga data 16 e këtij muaji. Forcat e Drejtorisë së policisë në Gjirokastër, mbështetur nga Forca të ndërhyrjes së shpejtë dhe grupe Delta kanë shoqëruar dhjetëra persona në komisariat, të cilët ishin nisur drejt Lazartit për tu punësuar në mbjelljen e lëndëve narkotike.

Numërohen më tepër se 177 të ndaluar, kryesisht nga Cëriku, Elbasani, Skrapari të cilët dyshohen se shkonin në Lazarat për të mbjellë kanabis. Ndërkohë forcat e policisë së Gjirokastrës mbështetur edhe nga FNSH-ja po vijojnë kontrollet për bllokimin e çdo materiali dhe fuqi puntore që nga informacionet rezulton se do të përdoren për kultivim të kanabisit në Lazarat

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *