Home / Lajme / Maqedoni / Lidhja e Prizrenit, rrugë nga e cila nuk mund të largohemi

Lidhja e Prizrenit, rrugë nga e cila nuk mund të largohemi

10 qershor-Deri më tani politikanët shqiptar kanë treguar një qëndrim oportunist ndaj kësaj çështje dhe me thellimin e demokracisë kjo dobësi do të shquhet gjithnjë e më tepër deri sa të eliminohet vetvetiu. Lidhja e Prizrenit nuk mund të ketë rëndësi vetëm si ngjarje, si përvjetor, por si rrugë nga e cila nuk mund të largohemi”, thonë nga PDSH.

Partia Demokratike Shqiptare, përmes një telegram urimi për Lidhjen e Prizrenit, ka vlerësuar se datat më të rëndësishme të një kombi nuk mund të trajtohen si përvjetore ose si manifestime kulturo-artistike, sportive apo shkencore-akademike. Ato, sipas partisë së Thaçit, janë ngjarje që janë udhërrëfim i çdoditshëm politik i një populli, standard me të cilin vlerësohen veprimet e ndryshme në të gjitha rrafshet shoqërore. “10 qershori është dita më e rëndësishme e popullit shqiptar. Në këtë ditë në vitin 1878 populli shqiptar i dërgoi delegatët e vet që të marrin pjesë në mbledhjen më të rëndësishme historike të shqiptarëve ku do të bëhen përpjekjet e fundit që të parandalohet copëtimi i tokave shqiptare në Kongresin e Berlinit. Siç dihet ku kongres do të fillojë punimet më 13 qershor 1878. Tema kryesore, qëllimi parësor i këtij Kongresi ishte rishikimi i vendimeve të Traktatit të Shën Stefanit, ku Rusia Cariste ia imponoi Perandorisë Osmane një paqe ku nuk përfshiheshin interesat evropiane. Kongresi i Berlinit nuk përfilli as interesat ruse, por as interesat e shqiptarëve. Këto troje sërish iu kthyen Perandorisë Osmane. Sido që të jetë 10 qershori i vitit 1878 është datë historike me rëndësi parësore për shqiptarët ngaqë për herë të parë u përurua projekti i tyre unik kombëtar, pa marrë parasysh përkatësitë rajonale ose fetare. Më 10 qershor u përcaktua përfundimisht interesi kombëtar, intenca kryesore e shqiptarëve në kohën kur përcaktoheshin kufijtë e territoreve për nga tërhiqej Perandoria Osmane. Këtë rëndësi të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit askush nuk mund ta anulojë. Sot populli shqiptar vazhdon me manifestime të ndryshme ta shënojë këtë datë. Me këtë rast shfaqen qëndrime, porosi që lirisht mund të quhen manifestime demagogjike që në vete ngërthejnë interesa ditore politike. Këto ligjërime retorike përpiqen ta fshehin realitetin, përkatësisht dilemën që thellohet gjithnjë e më tepër: bashkimi etnik apo bashkimi politik në Unionin Evropian. Me këtë rast këto dy orientime paraqiten si kategori kundërthënëse, që përjashtojnë njëra tjetrën. Politikanët shqiptar edhe me këtë rast ndahen në dy grupe: të moderuarit që parapëlqejnë bashkimin në kuadër të Unionit Evropian dhe në ata që mendojnë se ky është rasti i fundit kur mund të realizohet projekti i bashkimit kombëtar”, thuhet në telegramin e PDSH-së. Kjo parti beson se këto ndarje janë fryt i dobësisë politike të faktorit shqiptar ngaqë hyrja në Evropë nuk përjashton bashkimin kombëtar, por në realitet e parapëlqen atë. “Evropa nuk pranon në gjirin e vet shoqëri dhe shtete problematike, prandaj në vazhdimësi do të insistojë që paraprakisht të zgjidhen problemet, kryesisht etnike dhe pastaj të fitohet e drejta për hyrje ne UE. Deri më tani politikanët shqiptar kanë treguar një qëndrim oportunist ndaj kësaj çështje dhe me thellimin e demokracisë kjo dobësi do të shquhet gjithnjë e më tepër deri sa të eliminohet vetvetiu. Lidhja e Prizrenit nuk mund të ketë rëndësi vetëm si ngjarje, si përvjetor, por si rrugë nga e cila nuk mund të largohemi”, thonë nga PDSH.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *