Home / Sport / Lutfi Bilalli firmos me NK Celje

Lutfi Bilalli firmos me NK Celje

“Po, mund të konfirmoj se ditë më parë unë kam firmosur kontratë me skuadrën e NK Celje-s dhe të them të drejtën jam shumë i lumtur me këtë lëvizje. Është nder dhe satisfaksion i madh për mua, që pas vetëm një gjysmë-sezoni në Ligën e Dytë të Sllovenisë, arrij të siguroj transferim në ekip të kateogrisë së parë, që madje lujti në finalen e Kupës dhe që do të garojë sezonin e ardhshëm në Liga Evropa”, deklaroi Lutfi Bilalli.

Futbollisti 20 vjeçar nga Gostivari, Lutfi Bilalli, ditë më parë ka zyrtarizuar transferimin e tij te ekipi i Ligës së Parë të Sllovenisë, NK Celje. Pas gjashtë muajve të kaluar në kategorinë e dytë të Sllovenisë, me NK Interblok, Bilalli arrin të bind në kualitetet e tija, duke u bë cak i finalistit të sivjemë të Kupës së Sllovenisë, NK Celje-s. “Po, mund të konfirmoj se ditë më parë unë kam firmosur kontratë me skuadrën e NK Celje-s dhe të them të drejtën jam shumë i lumtur me këtë lëvizje. Është nder dhe satisfaksion i madh për mua, që pas vetëm një gjysmë-sezoni në Ligën e Dytë të Sllovenisë, arrij të siguroj transferim në ekip të kateogrisë së parë, që madje lujti në finalen e Kupës dhe që do të garojë sezonin e ardhshëm në Liga Evropa”, konfrimoi me shumë entuziazëm Lutfi Bilalli, realizimin e kalimit në elitën e futbollit slloven. I transferuar në Slloveni gjashtë muaj më parë në KF Gostrivari, i riu Bilalli së pari u desh të përballet me minutazhin e vogël në ekip, mirëpo duke pritur momentin e tij arriti të dëshmohet në fund të kampionatit, duke siguruar kalimin në ekip të Ligës së Parë. “Po si çdo fillim edhe unë kisha problemet e mija gjatë akomodimit në mjedisin e ri. Fillimisht luaja kohë pas kohe nga 20-të ose 30-të minuta dhe pasi isha i pakënaqur me këtë gjë, punoja me përkushtim duke kërkuar gjithnjë më shumë. Pritja me durim rastin tim dhe kur erdhi e shfrytëzova maksimalisht. Sinqerisht gjithçka ndryshoi në pesë xhiro para fundit të kampionatit, kur pikërisht në ndeshjen kundër klubit tim të ri NK Celje, pas 9-të minutave lojë u dëmtua futbollisti unë kyç. Trajneri mu ofrua dhe më tha se do të hyja në lojë dhe se ai beson në mua. Kjo më dha një entuziazëm të madh dhe më pas gjërat rrodhën shkëlqyeshëm, pasi të gjithë ndryshuan mendimin për mua. Në një ndeshje tjetër të rradhës realizova dy gola dhe tani më unë isha një futbollist titular te Interblok, ndërsa ndëgjoja vazhdimisht se klube tjera interesoheshin për mua”, sqaron Bilalli, gjithë atë që ka përjetuar në 6-të muajt e para në Slloveni. Ai te NK Celje kalon së bashku me dy bashkëlojtar të NK Interblok, Bllazher Hovec dhe Gregoj Bajde që së bashku me Bilallin shihen si shpresa të mëdha të futbollit. Ata shpresojnë që te ekipi i ri të gjejnë hapsira dhe në të ardhmen të provojnë të kalojnë në ndonjë ekip të njohur Evropian. “Tani na pret punë edhe më e madhe, pasi në Ligë të Parë konkurenca është shumë më e lartë. Por unë besoj në cilësitë e mija dhe do të vazhdoj të punoj për të sigurar një vend në formacionin bazë. Ky transferim pres të më ndihmoj shumë për lëvizjen time të rradhës, pasi të shpalos një detal interesant, menaxheri më ka informuar se ka patur interesim për mua nga ekipi i njohur gjerman, Shtutgardi. Ky fakt më bën krenar dhe më bind të punoj edhe më shumë, me qëllim që një ditë të arrij të gjendem në ndonjë ekip të njohur në Evropë”, përfundoi Lutfi Bilalli.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *