Home / Sport / Maradona fton Didier Drogba

Maradona fton Didier Drogba

Didier Drogba është objektiv i merkatos i klubit Al Uasl, ku trajner është Diego Armando Maradona, i cili po mendon për këtë përforcim të bujshëm të skuadrës së tij.

Futbollisti i Çelsit, mendohet se është shumë pranë firmës me Shangai Shenhua në Kinë, por klubi i Emirateve të Bashkuara Arabe është në gjendje që të përballet me çdo kërkesë ekonomike të lojtarit që është bërë ndër më të kërkuarit në botë për momentin.
“Kush është ai njeri në botë që nuk do ta dëshironte Drogba në skuadër? Çdo ekip do të dëshironte ta kishte një lojtar të tillë në radhët e tij”, ishin fjalët e Maradonës, duke aluduar se klubi i tij është gati të bëjë lëvizjen e radhës nëse futbollisti preferon Lindjen e Mesme para Azisë.
Klubi kinez është gati t’i paguajë atij një rrogë prej 300 mijë paund në javë, por sipas gazetës britanike “The Sun”, kjo shifër mund të kalohet lehtësisht nga Al-Uasl që ka mbështeten e pakufizuar të sheikëve të naftës.
Lojtari ka ngjallur edhe interesimin e Real Madrid, pasi Zhoze Murinjo e sheh si një alternativë të mirë në sulmin e skuadrës që synon këtë vit të fitojë Ligën e Kampioneve. Ajo që dihet me siguri është se Drogba nuk do të bashkohet me asnjë ekip tjetër anglez, cilado qoftë oferta për të, pasi ka deklaruar se nuk do të tradhtojë kurrë ngjyrat e Çelsit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *