Home / Lajme / Rajon / Maten temperatura tropikale rekorde në Çeki

Maten temperatura tropikale rekorde në Çeki

19 qershor-Temperatura si në vitin 1986 u matën në Bërno 31,1 gradë Celsius. Rekorde të së nxehtit që nuk janë vërejtur në 44 vitet janë arritur edhe në Strazhuincë dhe Jiçin.

Stacionet meteorologjike çeke në disa vende kanë regjistruar temperatura të larta të cilat nuk janë të zakonshme për këtë periudhë të vitit.

Mes rekordeve të të nxehtit është ai në vendin Brandis mbi Nisa ku janë matur 34,3 gradë Celsius, me të cilin është rrëzuar rekordi i vjetër 78 vite.

Moti i nxehtë nuk i anashkaloi as banorët e metropolit çek, ku janë matur 34,4 gradë, që është vlera më e lartë prej vitit 1934.

Temperatura si në vitin 1986 u matën në Bërno 31,1 gradë Celsius. Rekorde të së nxehtit që nuk janë vërejtur në 44 vitet janë arritur edhe në Strazhuincë dhe Jiçin.

Në pjesën veriperëndimore të vendit, në Doksan zhiva e termometrit është ngjitur në 34,7 gradë Celsius, njëlloj si në vitin 1975.

Sipas meteorologëve temperaturat e larta do të jenë deri të enjten

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *