Home / Lajme / Maqedoni / Mbahet folk-festi Burimet e Sharrit në Tetovë

Mbahet folk-festi Burimet e Sharrit në Tetovë

5 qershor-Organizimi i festivalit i cili edhe kësaj rradhe është përkrahur nga këshilli komunal i Tetovës dhe Ministria e kulturës së Republikës së Maqedonisë kishte për qëllim kultivimin dhe afirmimi i vlerave të mirëfillta shpirtërore dhe materiale të shqiptarëve si dhe stimulimi i gjeneratave të reja, për gjurmim, kultivim dhe prezantim të denjë të vlerave folklorike.

Sheshi i qytetit të Tetovës “Iliria” të shtunën mbrëma ka qenë nikoqir i shumë shoqërive kulturo-artistike nga Maqedonia, Kosova , Shqipëria, Mali i zi etj. Folkloristë të shumtë performuan në një atmosferë festive në edicionin e njëmbëdhjetë të festivalit të këngëve dhe valleve të stilizuara “Burimet e sharrit” 2012, i cili kët vit iu dedikua 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar. Grupet e zgjedhura artistike nga repertoari i tyre shpalosën origjinalitetin, pasurinë dhe bukurinë e valles së stilizuar popullore, si një nga më të veçantat nga gjithë trojet shqiptare. Kryetari i festivalit Zilfi Aliu tha këtë festival ndryshe nga të tjerët, kanë vendosur ta mbajnë në qendër të Tetovës, për t’iu dhanë mundësi të gjithë qytetarëve të interesuar, lirshëm ta ndjekin kët eviniment. Në fund të këtij festivali, janë ndarë edhe çmimet nga juria profesionale. Çmimi special “Burrimet e Sharrit”. i ka takuar takuar ansamblit “Ibe Palikuqa”, Koreografia më e mirë për ansamblin “Karshiaka” Shkup, çmimi margaritar i kulturës popullore ansamblit “Shotë Galica” nga Drenasi i Kosovës, çmimi ansambli më i kompletuar i është dhënë Shoqërisë Kulturoro-artistike” Gryka e Kacanikut”, nga Kaçaniku iKosovës, çmimi 100 vjet shtet shqiptarë i është ndarë ansamblit “Jahi Hasani” nga fshati Çegran i Gostivarit, çmimi Mehme Pash Deralla I u nda organizatorit pra ansamblit “Burrimet e Sharrit”- Tetovë, kurse çmimi Menada valltare Ilire, i takoi ansmablit “Valët e Liqenit” nga Ladorishta e Strugës. Organizimi i festivalit i cili edhe kësaj rradhe është përkrahur nga këshilli komunal i Tetovës dhe Ministria e kulturës së Republikës së Maqedonisë kishte për qëllim kultivimin dhe afirmimi i vlerave të mirëfillta shpirtërore dhe materiale të shqiptarëve si dhe stimulimi i gjeneratave të reja, për gjurmim, kultivim dhe prezantim të denjë të vlerave folklorike. (U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *