Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Ademi e hapi Konferencën e gjashtë Pan-europiane për brezin e gjelbërt

Ministri Ademi e hapi Konferencën e gjashtë Pan-europiane për brezin e gjelbërt

28 qershor-Sipas tij, Ministria në kuadër të politikave strategjike zhvillimore (strategjive, planeve dhe programeve akcionale) i zbaton aktivitetet për avancimin e menaxhimit me trashëgimin natyrore, në veçanti me rajonet e mbrojtura.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi, mbajti fjalim në hapjen e Konferencës së gjashtë Pan-europiane për brezin e gjelbërt e cila po mbahet prej 28-30 qershor në h.Makpetroll në Mavrovë.

Puna e kësaj Konference zhvillohet sipas programit të definuar, duke përfshirë prezentimin e përvojave të ndryshme nëpërmjet të pjesës ekspozuese dhe asaj punuese si dhe njohjen e pjesëmarrësve me bukuritë e Maqedonisë si pjesë e Brezit të gjelbërt europian.

“Në këtë drejtim, përpiqemi që të sigurohet implementim më efektiv i marëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga sfera e mbrojtjes së natyrës; përmbushje e kërkesave të të dy instrumenteve më të rëndësishme të UE-së për mbrojtjen e biodiverzitetit – Direktiva për ruajtjen e vendbanimeve natyrore, faunës dhe florës së egër dhe Direktiva për ruajtjen e zogjëve të egër, si dhe sigurim i implementimit më efikas i legjislativës nacionale për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore”, theksoi ministri Ademi.

Sipas tij, Ministria në kuadër të politikave strategjike zhvillimore (strategjive, planeve dhe programeve akcionale) i zbaton aktivitetet për avancimin e menaxhimit me trashëgimin natyrore, në veçanti me rajonet e mbrojtura.

“Dëshiroj edhe njëherë të potencoj se në kuadër të Brezit të Gjelbërt të Maqedonisë si pjesë e Brezit të Gjelbërt të Ballkanit janë përfshirë rajone të mbrojtura dhe të pambrojtura, që posedojnë vlera të veçanta natyrore, gjegjësisht janë me një gjeodiverzitet dhe biodiverzitet të rëndësishëm. Vlenë që të theksohet se me Brezin e Gjelbërt të Maqedonisë janë përfshirë të tre parqet nacionale si Parku i Pelisterit, Mavrovës dhe i Galiçicës si dhe përmendoret e natyrës – të Ohërit, Prespës dhe Liqenit të Dojranit”, theksoi Ademi.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *