Home / Sport / Mjafton Super-Mario per te thyer Gjermanine, ne finale Itali-Spanje

Mjafton Super-Mario per te thyer Gjermanine, ne finale Itali-Spanje

Dy golat e Balotellit ne pjesen e pare shokuan gjermanet, te cilet nuk e moren dot veten. Goli i Ozilit me 11-m s’mjaftoi per te prishur festen e Prandellit, i cili sheh skuadren e tij ne finale ndaj Spanjes.

talia ka mposhtur Gjermanine me rezultatin 2-1 ne ndeshjen gjysmefinale te zhvilluar diten e djeshme ne mbremje. Dy golat e Balotellit qe ne pjesen e pare shokuan gjermanet, te cilet nuk arriten dot te merrnin veten. Ne kete menyre italianet treguan edhe njehere se kur kane probleme jane me te rrezikshem, duke kujtuar ketu edhe Boterorin e Gjermanise, ku Italia kishte te njejtat probleme me skandalet e fiksimeve te rezultateve. Gjithsesi tashme djemte e Prandellit do te luajne ne finalen e madhe ndaj Spanjes, ndersa Gjermania e Loew, i duhet te kthehet ne shtepi.

Gjermania e nisi lojen ne sulm ku qe ne minuten e 5’ arriti te fitoje goditjen e pare nga kendi. Krosimi ishte mjaft i rrezikshem teksa Hummels mposhti Buffonin, por Andrea Pirlo shpetoi Italine nga nje gol i shpejte i gjermaneve. Kur pjesa e pare iu afrua gjysmes se saj, italianet dolen ne sulm. Montolivo pati nje shans ne minuten e 18’, ai krijoi hapesiren e nevojshme per te goditur, por Neuer e ndali pa veshtiresi. Ne minuten e 20-te te takimit Italia shenoi edhe golin e pare duke shokuar mbrojtjen gjermane, e cila ishte totalisht e pa organizuar. Cassano arriti te linte prapa dy mbrojtes gjermane, duke krosuar nga krahu i majte. Balotelli arriti me shpejt te topi se markuesi i tij, Badstuberi, duke goditur topin me koke dhe duke shenuar golin e pare per Italine. Qe nga Euro 2008, gjermanet nuk e kishin provuar shijen e disavantazhit ne kompeticionet nderkombetare. Ne minuten e 37-te te takimit, Mesut Ozil, provoi nga distanca me nje goditje te fuqishme, por Buffon arrin te ndale topin e rrezikshem. Menjehere pas ketij rasti, Italia nisi nje kundersulm te shpejte. Cassano arriti te jape nje asist te shkelqyer per Montolivon, i cili e gjeti veten i vetem me Neuerin, por mesfushori italian humbi kohe dhe Badstuber arriti ta frenoje me sukses. Minutat e vuajtjes per gjermanet nuk mbaruan ketu. Pas nje goditjeje te rrezikshme te Khedires, e cila u ndal nga Buffoni, italianet paten shansin e nje kundersulmi tjeter, i cili u finalizua serish me gol. Montolivo leshoi nje top te gjate per Mario Balotellin, i cili la pas Lahmin dhe goditi fuqishem ne krahun e djathte te portes duke lene pa levizur portierin Neuer. Sulmuesi i Manchester Cityt nuk mundi dot te permbante veten teksa festoi golin duke hequr fanellen. Gjyqtari nxitoi ta ndeshkonte me kartonin e verdhe pas atij veprimi. Kaq kishte per pjesen e pare.

Gjermanet e nisen pjesen e dyte njesoj si te paren duke u hedhur ne sulm. Reus kerkoi te befasonte Buffonin qe ne minuten e 48-te, por gjuajta e tij ishte e dobet dhe portieri italian nuk pati shume mundim per ta ndaluar. Lahm e Kroos kombinuan mjaft mire me njeri-tjetrit duke krijuar nje hapesire te mjaftueshme per te tentuar porten, por gjuajta perfundoi mbi traun e portes. Ozili tentoi te depertonte brenda zones, duke lene nje top fantastik per Khediren, por ky i fundit nuk arriti ta merrte siç duhej. Nje tjeter shans i gjermaneve nuk u shfrytezua siç duhej. Prandelli kerkoi te ulte tempin e lojes teksa beri nje zevendesim te shpejte. Ne minuten e 58-te te takimin hodhi ne fushe Diamantin per te zevendesuar Cassanon. Ne minuten e 62-te gjermanet u rikthyen serish ne zonen e italianeve. Reus tentoi serish, kesaj radhe rrezikoi mjaft, teksa Buffon largoi ne fundore me veshtiresi. Prandelli perfitoi serish per nje zevendesim, teksa hodhi ne fushe Thiago Mottan ne vend te Montolivos, duke ndryshuar taktiken e italianeve ne nje loje me mbrojtese. Ne minuten e 70-te shanset qe Balotelli te shenonte nje tregolesh ne ndeshje u shuan, teksa ai la fushen per Antonio Di Natalen. Loew levizi serish duke tentuar t’i jape me shume fuqi sulmit gjerman ne dem te mbrojtjes. Boateng la fushen ne minuten e 71-te dhe ne fushe u fut Thomas Muller.

Italianet shperdoruan nje shans te arte per te shenuar golin e trete, kur Badstuberi rreshqiti brenda zones duke humbur Marchision. Ky i vetem me Neuerin gaboi rende duke e nxjerre topin ne fundore. De Rossi u ndeshkua me kartonin e verdhe ne minuten e 84-t pas nje nderhyrjeje te ashper ndaj Schweinsteigerit. Gjermanet paten nje tjeter shans te shenonin golin e pare ne minuten e 86-te. Reus ishte shume prane portes italiane, por Balzaretti tregohet i jashtezakonshem duke e larguar topin ne goditje nga kendi. Minutat e fundit te ndeshjes Gjermania i kaloi me kot ne sulm. Hummels devijoi nje goditje te rrezikshme, por Buffon arriti ta largoje ne fundore. Ne minutat shtese, Balzaretti preku nje top me dore brenda zones dhe gjyqtari akordon penallti. Ozil u tregua i sakte nga pika e 11-metershit duke ngushtuar diferencen. Ne minuten e fundit del edhe Neuer per te ndihmuar skuadren e tij, por pa rezultat. Italia arrin te mposhte Gjermanine, duke shkuar ne finalen e 1 korrikut. Ne kete menyre italianet e drejtuar nga Prandelli thyen te gjitha pritshmerite dhe tani do te presin me 1 korrik Spanjen per finalen e Euro 2012.

Gjermani – Itali 1 – 2
Gjermania:
Neuer, Boateng (Muller 71’), Hummels, Badstuber, Lahm, Scheeinsteiger, Khedira, Kroos, Ozil, Podolski (Reus 46’), Gomez (Klose 46’)
Italia: Buffon, Balzaretti, Barzagli, Bonucci, Chiellini, Pirlo, Marchisio, Montolivo (Thiago Motta 63’), De Rossi, Balotelli (Di Natale 69’), Cassano (Diamanti 58’)
Kartone te verdhe: Balotelli, Bonucci, Hummels, De Rossi
Shenues: Balotelli 20’, 36’, Ozil (11m) 90’+2’
Gjyqtar: Stephane Lannoy (France)
Spektatore: 58,500

Balotelli: Mbremja me e bukur, dy golat jane per mamane time
Dy gola qe vlejne finalen. Dy gola qe jane nje spektakel me vete. “Imazhim me i bukur i sfides? Ne fund, kur shkova te perqafoja mamane time. Dy gola ia dedikoj asaj”, thote Balotelli pas gjysmefinales kunder se fituar ndaj Gjermanise. “Kjo ishte mbremja me e bukur e jetes sime, por shpresoj qe te dielen te jete edhe me e bukur, shton SuperMario. Spanja? Duhet te jemi te qete, nuk duhet te kemi frike, sepse jemi te forte po aq sa edhe ata, mbase edhe me shume”.
Balotelli falenderon edhe Cassanon: “Asisti ishte fantastik, mendoj se vetem ai mund te beje diçka te tille, por edhe nga Montolivo me erdhi nje pasim fantastik”. Dy gola te dedikuara mamase, e cila ishte e pranishme ne tribune: “E kam pritur shume kete moment, mamaja ime eshte ne moshe te madhe dhe erdhi deri ketu per te me ndjekur, ishte e drejte t’i dhuroja kete kenaqesi. Tani ne finale do te vije edhe im ate, shpresoj te bej kater gola jo dy”, thote ai duke qeshur. Per zevendesimin: “Kish probleme fizike, isha i lodhur, i thashe trajnerit se mund te luaja edhe pese minuta te tjera, por nuk ka problem, edhe keshtu eshte ne rregull”.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *