Home / Sport / Muzafer Ejupi në sulmin e Shkëndijës

Muzafer Ejupi në sulmin e Shkëndijës

“Mund të konfirmoj se nga e marta jam futbollist i Shkëndijës, pasi me drejtuesit e klubit gjetëm gjuhë të përbashkët për bashkëpunim njëvjecar. Jam i kënaqur që më në fund do të kem rastin të luaj për klubin në të madh shqiptar në Maqedoni dhe që mbështetet nga një armatë e madhe e tifozëve. Shpresoj që të kemi suksese dhe unë me shumë gola të arsyetoj besimin e kryesisë”, konfirmoi Muzafer Ejupi kalimin në rradhët e Shkëndijës së Tetovës.

Pas disa largimeve, skuadra e Shkëndijës ka nisur të plotësojë formacionin e saj me futbollistë të rrinjë. Sulmuesi shkupjan Muzafer Ejupi është futbollist i ri i tetovarëve, pasi të martën ka arritur akordin me drejtuesit e ‘kuqezinjëve’. Ejupi do të firmosë kontratë njëvjecare me Shkëndijën, me obsion që bashkëpunimi të vazhdohet edhe në të ardhmen, kuptohet nëse nuk del në kombinim ndonjë ofertë serioze nga klube të jashtme. “Mund të konfirmoj se nga e marta jam futbollist i Shkëndijës, pasi me drejtuesit e klubit gjetëm gjuhë të përbashkët për bashkëpunim njëvjecar. Jam i kënaqur që më në fund do të kem rastin të luaj për klubin në të madh shqiptar në Maqedoni dhe që mbështetet nga një armatë e madhe e tifozëve. Shpresoj që të kemi suksese dhe unë me shumë gola të arsyetoj besimin e kryesisë”, konfirmoi Muzafer Ejupi kalimin në rradhët e Shkëndijës së Tetovës. Ky transfer nënkupton rrikthimin e Ejupit në kampionatin vendor, pas një episodi të shkurtë në Kartalsport të Turqisë. Vitin e kaluar ‘Muzo’-ja luajti për Metalurgun, ndërsa ka qenë edhe futbollist i Vardarit, tek të cilët edhe ka kaluar gjithë kategoritë e reja. Ejupi është përforcimi i dytë i Shkëndijës në këtë merkato, pasi ditë më parë ‘kuqezinjtë’ ofruan një tjetër futbollist të repartit ofenziv, Ertan Hasan-in. Ndërkohë që këto ditë në prova te ish-kampionët e vendit janë Shkoza nga Shqipëria dhe Pacolli nga Kosova, ndërsa drejtuesit e klubit paralajmërojnë përforcime të reja në ditët në vijim.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *