Home / Lajme / Maqedoni / NATO alternativë e vetme për Maqedoninë

NATO alternativë e vetme për Maqedoninë

8 qershor-Ambasadori Volers ka rinkonfirmuar qëndrimin se vendi i Maqedonisë është në NATO dhe bashkë me Ahmeti ai ka shfaqur besimin që “proceset sado të vështira që mund të jenë, kanë zgjidhje dhe janë të arritshme”.

NATO është alternativa e vetme për Maqedoninë dhe të ardhmen e saj, dhe se vendi duhet të tejkalojë problemet dhe kontestet e hapura.

Ky qëndrim është shprehur sot në takimin në Tetovë midis ambasadorit amerikan në Maqedoni, Pol Volers dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Sipas njoftimit zyrtar nga selia e BDI-së, Ahmeti dhe Volers kanë diskutuar mbi zhvillimet politike dhe perspektivën evroatlantike të Maqedonisë pas samitit të NATO në Çikago.

Ambasadori Volers uroi Ahmetin për 10 vjetorin e BDI-së, duke nënvizuar se gjatë 10 viteve është bërë shumë në Maqedoni, por duke shtuar se akoma kanë ngelur punë të tjera për tu bërë.

Ahmeti ka përshëndetur angazhimin e SHBA-ve për rolin konstruktiv dhe partneritetit të komunitetit ndërkombëtar, në veçanti SHBA-ve, në ndërtimin e shoqërisë multietnike në Maqedoni.

Ambasadori Volers ka rinkonfirmuar qëndrimin se vendi i Maqedonisë është në NATO dhe bashkë me Ahmeti ai ka shfaqur besimin që “proceset sado të vështira që mund të jenë, kanë zgjidhje dhe janë të arritshme”.

Ahmeti ka shprehur përkushtimin se partia që drejton ai do të vazhdojë të punojë për arritjen e kompromisit dhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

“Sa më shpejtë që të bëhemi pjesë e këtij mekanizmi, aq më mire do tëjetë për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në rajon si dhe për zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenien sociale të qytetarëve”, ka theksuar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *