Home / Sport / NBA, Majemi fiton titullin në Lindje

NBA, Majemi fiton titullin në Lindje

Finalja e madhe e NBA do të zhvillohet mes Majemi Hit dhe Oklahoma Siti Thandër, pasi u vendos edhe titulli kampion në Konferencën e Lindjes ku Majemi mundi pas 7 ndeshjesh skuadrën e Boston.

Në ndeshjen e luajtur në Florida, ishin miqtë që morën kontrollin e lojës dhe i shkuan shumë pranë surprizës, të udhëhequr nga Razhan Rondo, lideri i ri ekipit, që mbylli ndeshjen me 22 pikë, 10 topa në tabelë e 14 pasime. Ndërkohë, pjesa tjetër e titullarëve shënuan të gjithë më 14 a më shumë pikë.
Por kjo nuk ndali marshimin e Majemit drejt trofeut të dytë radhazi në Lindje dhe finales së madhe. LeBron Xhejms udhëhoqi përmbysjen në periodën e tetë dhe triumfin 101-88 në fundin e ndeshjes me 31 pikë e 12 topa në tabelë. Duejn Uejd shënoi 23 pikë, ndërsa Kris Bosh, përsëri zëvendësues, shtoi 19 pikë e 8 topa në tabelë.
Finalja e madhe e NBA fillon të martën në darkë, me dy ndeshjet e para që zhvillohen në pallatin e sportit të Oklahomas, e cila ka mbyllur sezonin e rregullt me një rekord më të mirë (47-19) se i Majemit (46-20) ndaj ka në favor faktorin fushë.Majami ne finale

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *