Home / Sport / Ndahet nga jeta ish-trajneri i Shkëndijës, Mehdin Zhega

Ndahet nga jeta ish-trajneri i Shkëndijës, Mehdin Zhega

Pas një viti në koma, ndahet nga jeta në moshën 66- vjeçare, ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Mehdin Zhega, i cili kujtojmë se shumë vite më parë drejtoi edhe skuadrën tetovare, Shkëndijën. Ish tekniku kuqezi ndodhej prej kohësh në gjendje kritike për jetën, si pasojë e goditjes nga një ishemi celebrale, gjatë kohës që gjendej në Kanada, tek të afërm të tij.

Ish-futbollisti i njohur i Vllaznisë, Dinamos dhe ekipit kombëtarë ka pësuar një aksident të rëndë në kohën që ndodhej në Kanada. Pas ekzaminimeve mjekete kanë konfirmuar një dëmtim të rëndë të shtyllës kurrizore dhe gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua shumë.

Zhega po kurohej prej disa kohësh në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të Tiranës, ku mjekët kanë ndjekur me intensitet situatën. Pak kohë më parë ka qenë kreu i shtetit, Bamir Topi i cili ishte interesuar personalisht nga afër për gjendjen dhe shëndetin e ish-futbollistit dhe trajnerit të Kombëtares shqiptare, ndërsa dhe Federata Shqiptare e Futbollit kishte ofruar ndihmën e saj.

Medin Zhega ka luajtur futboll në vitet 1970. Ai u lind në Shkodër, më 31 janar 1946, dhe ishte baba i dy fëmijëve. Fillimisht ai është aktivizuar me ekipin e Vllaznisë së Shkodrës, me pas tek Dinamo e Tiranës, duke e përfunduar karrierën sërish me Vllazninë e Shkodrës.

Gjatë karrierës së tij ai ka fituar disa kampionate të ndryshme në Shqipëri. Mehdin Zhega është një nga lojtarët më të famshëm të futbollit shqiptar dhe një prej trajnerëve më të njohur. Zhega ka drejtuar kombëtaren shqiptare në periudhën 1999- 2001. Ai është nderuar me titullin “Mjeshtër i Punës” nga Presidenti i Republikës.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *