Home / Lajme / Maqedoni / Në fazën e tretë të programit ‘Forume në bashkësi’ hyjnë 24 komuna të reja

Në fazën e tretë të programit ‘Forume në bashkësi’ hyjnë 24 komuna të reja

28 qershor-Ministri Bejta falemenderoi përzemërsisht ambasadën zvecrane e në veçanti ambasadorin e Zvicrës në Maqedoni, ekselencën e tij Stefano Lazaroto për angazhimin dhe kontributin e deritashëm për zbatimin dhe thellimin e procesit të decentralizimit në Republikën e Maqedonisë, me theks të veçantë Proektin Forume në bashkësi përmes së cilit deri tani janë realizuar një sërë projektesh me pjesmarje të drejtpërsëdrejtë të qytetarëve.

Ministri i vetëqeverisjes lokale Nevzat Bejta mori pjesë në manifestimin solemn me rastin e fillimit të fazës së dytë të Proektit Forume në bashkësi të organizuar nga Agjencia zvicrane për zhvillim dhe bashkëpunimt të ambasadës zvicrane në Shkup.

Ministri Bejta falemenderoi përzemërsisht ambasadën zvecrane e në veçanti ambasadorin e Zvicrës në Maqedoni, ekselencën e tij Stefano Lazaroto për angazhimin dhe kontributin e deritashëm për zbatimin dhe thellimin e procesit të decentralizimit në Republikën e Maqedonisë, me theks të veçantë Proektin Forume në bashkësi përmes së cilit deri tani janë realizuar një sërë projektesh me pjesmarje të drejtpërsëdrejtë të qytetarëve.

“Programi Forume në bashkësi është program shum i rëndësishëm dhe ne i falemenderohemi popullit zvicran të cilët kanë ndarë mjete të konsiderueshme për komunat tona . Deri tani në këtë projekt janë përfshi mbi 50 komuna dhe tani kemi nderin që në fazën e dytë të këtij proekti të themi se edhe 24 komuna tjera do ti shfrytëzojnë benefitet e tij në të ardhëshmen. Si ministër i pushtetit lokal mburem me të ariturat e kryetarëve të komunave të cilët me mjete nga Projekti Forume në bashkësi dhe me mjete nga komunate tyre, realizojnë projekte të cilët janë në interest të të gjithë qytetarëve e veçanërisht më gëzon fakti se qytetarët në mënyrë të drejtpërsëdrejtë marin pjesë dhe vendosin vetë për ato projekte të cilët janë në interest të të gjithëve” theksoi mes tjerash ministri i vetëqeverisjes lokale Nevzat Bejta. Në përmbyllje të paraqitjes së tij, ministri Bejta theksoi se Zvicra është një nga vendet me sistem më të decentralizuar dhe ne shpresojmë që në të ardhëshmen të ndjekim rugën e tyre dhe të jemi shembull i mire edhe për shtete tjera në regjion. Ministria e vetëqeverisjes lokale me përkushtim të madh punon dhe vepron në zbatimin e procesit të decentralizimit me qëllim të vetëm të thellimit të demokracisë në vend dhe përfshirjes sa më të madhe të qytetarëve në vendimmarrje.

Solemnitetin për përurimin e fazës së dytë të Proektit Forume në bashkësi fillimisht e përshendeti ekselenca e tij ambasadori Stefano Lazaroto i cili theksoi se ky projekt është pranuar mirë nga qytetarët dhe se benefitet shijojnë të gjithë qytetarët. Takimin e sotëm e përshendetën edhe kryetari i komunës së Çairit z. Izet Mexhiti i cili foli edhe në cilësinë e nënkryetarit të BNJVL-së dhe kryetari i komunës së Strumicës Zoran Zaev.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *