Home / Lajme / Maqedoni / Në Tetovë, 365 përdorues të drogës

Në Tetovë, 365 përdorues të drogës

27 qershor-Pjesa dërmuese e tyre janë të moshës prej 17 deri në 25 vjet. Më shumë këta narkoman konsumojnë marihuanë dhe heroin, ndërsa në disa raste hasen edhe konsumues të ekstazeve dhe kombinimeve të tjera të lëndëve narkotike. Objektet e braktisura, veturat, shtëpitë e pabanuara, dhomat hotelerie, hapësirat më pak të frekuentuara në qytet, janë vendet ku më së shumti konsumohet drogë sidomos gjatë orëve të natës. Nga numri i përgjithshëm i përdoruesve të drogës shumica janë meshkujt, por janë regjistruar edhe 20 të gjinisë femërore”, thotë zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski

Vazhdon të rritet nga viti në vit numri i përdoruesve të drogës në rajonin e Tetovës dhe më gjerë. Nëse në vitin 2010 në Tetovë në bazë të të dhënave që posedonte policia kishte 350 narkoman, vitin e kaluar (2011) janë evidentuar 365 përdorues të rregullt të drogave të ndryshme. Nga të dhënat që publikon policia, dominon mosha e re edhe atë duke filluar nga 17 vjeçar e më lartë. “Pjesa dërmuese e tyre janë të moshës prej 17 deri në 25 vjet. Më shumë këta narkoman konsumojnë marihuanë dhe heroin, ndërsa në disa raste hasen edhe konsumues të ekstazeve dhe kombinimeve të tjera të lëndëve narkotike. Objektet e braktisura, veturat, shtëpitë e pabanuara, dhomat hotelerie, hapësirat më pak të frekuentuara në qytet, janë vendet ku më së shumti konsumohet drogë sidomos gjatë orëve të natës. Nga numri i përgjithshëm i përdoruesve të drogës shumica janë meshkujt, por janë regjistruar edhe 20 të gjinisë femërore”, thotë zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski. Ndërkohë arsyet se pse të rinjtë gjithnjë provojnë drogën sipas psikologëve është se ata dëshirojnë të provojnë, kurse pastaj e kanë vështirë të largohen. Olivera Cvetkovska, psikologe në qendrën për punë sociale në Tetovë thotë se për zgjerimin e drogës në mesin e të rinjve ndikim të madh ka paragjykimi se nga marihuana nuk bëhesh i varur. “Është e vërtetë se marihuana si drogë është e lehtë dhe nuk krijon varshmëri fizike, por krijon varshmëri psikike e cila është shumë e rëndë për shërim. Në fillim duket lehtë, por pastaj gjithnjë e më shumë shtohen vështirësitë për ta braktisur drogën, kurse krahas dëmit që i shkakton vetes dëmet janë të pariparueshme edhe për familjen dhe rrethin ku jeton, ngase përdorimi i drogës kushton shumë dhe pastaj në pamundësi për ta blerë, vijnë vjedhjet, plaçkitjet, shitjet e sendeve me vlerë deri në shkatërrim total të jetës së tij”, thotë Cvetkovska. Ajo thotë se përdorimi i drogës nga ana e të rinjve, ndonjëherë është vetëm mënyrë e tyre për t’u argëtuar, por më e keqja është kur ajo bëhet përditshmëri.“Gjithnjë e më shumë kemi konsumues të alkoolit dhe duhanit. Në këtë drejtim kemi edhe shtim të popullatës së re e cila provon marihuanën. Në vitin 2012 janë dy femra përdoruese të drogës të cilët trajtohen te ne. Fatkeqësisht, krahas kësaj në Tetovë është shumë i lartë numri i adoleshentëve që provojnë apo eksperimentojnë me drogë dhe pastaj nga kjo ata ngelin edhe përdorues me varshmëri nga droga. Një natë me argëtim me shokët apo shoqet në diskotekë me drogë, do të thotë fillim i rrugës për të qenë narkoman i përhershëm”, tha Olivera Cvetkovska, psikologe. Ajo më tej sqaron se varshmëria nga marihuana apo konsumimi i përditshëm i alkoolit është vetëm një kapitull hyrës në konsumim të drogave më të rënda, kurse pasojat janë vdekjeprurëse. Ndërkaq, në Qendrën për mbrojtje nga droga në Tetovë, në trajtim me “Metadon” janë mbi 100 persona, mirëpo jo të gjithë janë nga Tetova dhe Gostivari, pasi që ndihmë kërkojnë këtu edhe pacientë nga Shkupi dhe qytete tjera. Tre deri në katër vitet paraprake numri i atyre që i nënshtrohen shërimit me metadon arrinte në 62 individë, kurse tani është rritur në 108 persona. Dyshohet se shifrat nuk janë realë pasi që ky numër mund të jetë edhe dhjetëfish më i madh, Ndërkaq, apelet e institucioneve janë se duhet një edukim më i madh edhe angazhim shumë serioz të prindërve dhe shkollave karshi fëmijëve.
“Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, vitin e kaluar inicoi dhe realizoi një projekt të veçantë edukativ, “Preventiva nga keqpërdorimi i drogave”, ku ishin përfshirë nxënësit e shkollave fillore në këtë rajon. Në kuadër të këtij projekti nxënësit për së afërmi janë njohur me pasojat e narkomanisë në aspektin shëndetësor, social dhe psikik. Një pjesë e aktiviteteve edhe në vitin e ardhshëm shkollor do të vazhdojnë me qëllim që fëmijët të informohen me këtë dukuri negative” bëjnë të ditur nga SPB-ja e Tetovës. Ndryshe në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, sipas statistikave, ka mbi 600 narkoman që figurojnë në listën e policisë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *