Home / Sport / Neimar i kërkon fanellën Mesit

Neimar i kërkon fanellën Mesit

Spektakli i dhuruar nga Lionel Mesi dhe 3 golat e tij në fitoren 4-3 të miqësores mes Argjentinës dhe Brazilit, ka lënë pa gojë edhe yllin e kombëtares braziliane, Neimar. Admirimi i tij publik për yllin e Barcelonës ka qenë i tillë sa ai nuk ka ngurruar të vrapojë pas ndeshjes për t’i kërkuar fanellën e Argjentinës Mesit.

Rivaliteti historik mes Argjentinës dhe Brazilit nuk shqetëson Neimar, i cili nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin për atë që bën ylli i Barcelonës me të cilin në një të ardhme mund të jetë shok ekipi pikërisht në radhët e katalanasve.

Këtë radhë, ai ka kërkuar fanellën e Mesit, ndonëse ishte e Argjentinës, ndërsa ka mbrojtur fuqimisht idenë e tij se “Pleshti” është futbollisti më i mirë në botë.

“Është shumë e thjeshtë. Ai është më i miri në botë dhe me pak hapësirë mund të bëjë çfarë të dojë”, ishin fjalët e Neimar. Këtë radhë, atij i janë bashkuar edhe lojtarë të tjerë të përfaqësueses braziliane, të cilët kanë shprehur admirimin e tyre për numrin 10 të Argjentinës.

Sipas Danilo, futbollist që luan te Porto, Mesi ishte ai që “çekuilibroi” i vetëm një ndeshje të barabartë. Ndërsa sipas Lukas, talentit të Sao Paulo që ndiqet nga klubet më të mëdha të Evropës, Mesi është “i pabesueshëm” dhe “nuk ka mënyrë të saktë për ta përkufizuar”.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *