Home / Lajme / Maqedoni / Një Beneluks për vendet e Ballkanit

Një Beneluks për vendet e Ballkanit

22 qershor-“Kosova dhe Shqipëria, pikërisht duke marrë si model tregun e brendshëm të BE-së dhe ky model të promovohet duke përfshirë edhe vendet e tjera të Evropës Juglindore. Është momenti historik që shqiptarët të jenë bartës të një projekti të tillë prosperues në rajon dhe që do t`ia kenë zili edhe vendet e tjera”, shprehet Pajaziti.

Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi duhet ti bashkojnë forcat dhe të ndërtojnë një strukturë të përhershme për bashkëpunim e cila do të përshpejtonte integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.

Ky është propozimi të cilin përmes Euobserver e promovojnë ekonomisti austriak Gunter Helinger dhe gazetari shqiptar, Ekrem Krasniqi.

Sipas tyre, ky do të ishte një reagim logjik i thirrjeve të përditshme të BE-së për thellimin e bashkëpunimit rajonal mes vendeve të rajonit të Ballkanit.

“Me krijimin e Beneluksit të Ballkanit do të krijohet një treg i përbashkët prej tetë milion banorëve në të cilin do të mundësohet lëvizja e lirë e mallrave, personave si dhe kapitalit. Kjo do të ishte një favor i madhë për katër shtetet e lartëpërmendura në rrugën e tyre drejtë anëtarësimit të plotë në BE”, vlerësojnë Gunter dhe Krasniqi.

Sipas tyre, kjo agjendë është ambicioze, por është e realizueshme nëse merret me seriozitet dhe vullnet të mirë.

“Qytetarëve të këtyre vendeve i nevojitet zhvillimi ekonomik, punësimi si dhe kushte më të mirë për jetesë. Kjo nismë mund të fillojë me një marrëveshje ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës, me të cilën do të krijohej një sekretariat për implementimin e masave. Pas kësaj do të pasonin edhe ftesat për Maqedoninë dhe Malin e Zi,” shtojnë ata.

Ligjëruesi universitar i së Drejtës Evropiane, Muhamer Pajaziti thotë se, propozimi i lartëpërmendur do të përforcojë bashkëpunimin rajonal në dimensionin ekonomik, duke i hapur rrugë një Ballkani me një treg relevant dhe konkurrues për në të ardhmen.

“Kosova dhe Shqipëria, pikërisht duke marrë si model tregun e brendshëm të BE-së dhe ky model të promovohet duke përfshirë edhe vendet e tjera të Evropës Juglindore. Është momenti historik që shqiptarët të jenë bartës të një projekti të tillë prosperues në rajon dhe që do t`ia kenë zili edhe vendet e tjera”, shprehet Pajaziti.

“Projektet e tilla nuk dojnë personalizime, por mobilizim të të gjitha kapaciteteve efektive që përmes një lobimi ndërkombëtar dhe fokusimi të detajuar të brendshëm duhet të shtrohet si synim për tu realizuar deri në pikën e fundit. Kësaj nisme doemos do ti shtohej edhe Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi, ku do të shtrihej përkrahja”, shton Pajaziti.

Njohësi i çështjeve evropiane, Elton Tota thotë se, krijimi i një hapësire të përbashkët ekonomike, apo i një tregu të përbashkët me heqjen e të gjitha barrierave fizike, teknike dhe fiskale do të mundësonte që mallrat, shërbimet, kapitali si dhe personat të mund të lëvizin lirishtë sikur brenda një shteti të vetëm.

Sipas tij, heqja e barrierave do të zgjeronte mundësitë, eksperiencat dhe horizontet e qytetarëve të rajonit

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *