Home / Lajme / Maqedoni / Një e treta e qytetarëve nuk do votojnë

Një e treta e qytetarëve nuk do votojnë

19 qershor-Interesant është fakti i atyre të cilët nuk kanë vendosur se për kë do votonin dhe ajo përqindje është 15.2 për qind, ndërsa 36.2 për qind e anketuesve janë përgjigjur se nuk do të votojnë për asnjë parti.

Sipas anketës të Institutit për Hulumtim të Politikave dhe Qeverisjes së Mirë (IPRG), e cila është zhvilluar nëpërmjet telefonit me 1060 qytetarë, besimin më të madh i kanë dhënë partive politike që qeverisin Maqedoninë, VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.

Sipas njoftimit për media të këtij instituti, anketa me qytetarët për kredibilitetin e partive politike në Maqedoni është zhvilluar në periudhën nga 15 deri me 17 qershor.

Rezulltet e anketës tregojnë se rejting më të madhe të shqiptarët ka Bashkimi Demokratik për Integrim me 6.9 për qind, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare renditet e dyta me 3.9 për qind dhe e treta Rilindja Demokratike Kombëtare me 1.7 për qind.

Te blloku politik maqedonas rejting më të madh ka partia VMRO-DPMNE me 19.1 për qind, ndërsa e dyta vjen LSDM-ja me 12.9 për qind.

Nga liderër e partive rejting me të madh të maqedonasit ka Nikolla Gruevski me 20.1 për qind i ndjekur nga Branko Cërvenkovski me 12.0 për qind.

Te shqiptarët vazhdon të kryesojë Ali Ahmeti me 7.4 për qind, ndërsa Menduh Thaçi 3.9 për qind dhe Rufi Osmani me 1.8 për qind.

46 për qind sipas anketës së IPRG-së nuk kanë dashur të vlerësojnë asnjërin nga liderët e partive politike, ndërsa në lidhje me partitë politike, vetëm 15. 2 për qind nuk kanë dashur të japim mendimin e tyre

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *