Home / Lajme / Rajon / Një milion shqiptarë emigrantë

Një milion shqiptarë emigrantë

3 qershor-“Grupet me numrin më të lartë të rezidentëve me kombësi nga vende të treta më 2009 ishin Turqia (përafërsisht 2.4 milionë), Maroku (gati 1.8 milionë) dhe Shqipëria (përafërsisht 1 milionë banorë),” thuhet në raportin e KE-së, transmeton “Top Channel”.

Komisioni Evropian publikoi raportin e tretë vjetor mbi emigracionin dhe azilin. Cecilia Malmström, Komisionere për punët e brendshme në BE, theksoi se në vitin 2011 BE priti pothuajse 10 për qind të emigrantëve të botës. Kjo shumë është rreth 20 milionë njerëz, ose 4 për qind e popullsisë së BE-së.

Shqipëria në këtë raport përmendet vetëm një herë, duke u renditur në vend të tretë për numrin më të lartë të banorëve të huaj të BE-së, referuar të dhënave të EUROSTAT.

“Grupet me numrin më të lartë të rezidentëve me kombësi nga vende të treta më 2009 ishin Turqia (përafërsisht 2.4 milionë), Maroku (gati 1.8 milionë) dhe Shqipëria (përafërsisht 1 milionë banorë),” thuhet në raportin e KE-së, transmeton “Top Channel”.

“Për azilin ne duhet të vazhdojmë të përmbushim detyrën tonë për t’i dhënë strehë atyre që kërkojnë mbrojtje dhe të kompletojmë sistemin e përbashkët evropian për azilin gjatë 2012-s, siç kanë rënë dakord vendet anëtare”, u shpreh Malmstrom. “Është e qartë se një nga dobësitë e sotme të Shengenit është se vlerësimi është rishikuar tepër dhe për pasojë ne nuk kemi qenë në gjendje për të vepruar në kohë ndaj dobësive të mundshme në menaxhimin e kufirit të një vendi”.

Raporti vjetor për emigracionin dhe azilin në BE gjatë 2011 shoqërohet dhe me sondazhet e bëra nga Eurobarometër, ku rezulton se 53 për qind e qytetarëve evropianë mendojnë se emigracioni pasuron vendet e BE-së në mënyrë ekonomike e kulturore. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *