Home / Sport / Nuhiu kthehet në Tetovë, tani te Drita

Nuhiu kthehet në Tetovë, tani te Drita

Mesfushori me tipare sulmuese ka firmosur me skuadrën e Dritës dhe sezonin e ardhshëm do të luajë për ekipin nga Bogovina e Tetovës. Përveç Nuhiut, Drita kërkon edhe të tjera përforcime dhe për momentin te anëtari i ri i Ligës së Dytë do të shkojnë edhe Minas Osmani, Emir Shabani dhe Goran Stankovski, ndërsa nuk përjashtohet mundësi për të sjellë edhe të tjera përforcime.

Ardian Nuhiu pas një viti kthehet në Tetovë, mirëpo kësaj rradhe te skuadra e Dritës së Bogovinës. Ish-futbollisti i Shkëndijës te Bogovinasit duhet të sjellë cilësinë dhe përvojën e duhur e cila është e domosdoshme nëse meret parasysh se skuadra në përbërje ka shumë futbollistë të rrinjë. Nuhiu pas largimit nga Shkëndija sezonin e kaluar luajti për 11 Oktomvrin, ndërsa te Drita vjen si futbollist i lirë. Presidenti i Dritës kohë më parë vendosi kontaktet e para me futbollistin, ta cilat mbrëmjen e të dielës përfunduan me sukses, kështu që Nuhiu edhe zyrtarisht është përforcimi i ri i Dritës. “Kishim bisedime korrekte me presidentin e Dritës z. Alitin dhe pasi të dyja palët treguam interes dhe vullnet për të bashkëpunuar, nuk ishte e vështirë që të arrihet marrëveshja. E dij se te Drita do të duhet shumë punë, pasi bëhet fjalë për ekip të ri në Ligën e Parë, mirëpo unë jam i gatshëm që të jap pjesën time të kontributit drejt realizimit të planeve të kryesisë. Besoj se Drita do të ketë cilësi, pasi ekipi posedon futbollistë shumë të rrinjë të cilët arritën të prekin Ligën e Parë, ndërsa me disa përforcime cilësore kjo skuadër besoj të fitojë respektin e kundërshtarëve”, deklaroi Ardian Nuhiu, pas arritjes së akordit me bogovinasit. Për Nuhiun ky është rrikthim në Tetovë, pas sezonit historik 2010/2011, kur me Shkëndijën arriti të fitojë titullin e kampionit. E në ndërkohë përveç Nuhiut, drejtuesit e Dritës duken serioz në qëllimet për ndërtimin e një ekipi serioz, kështu që sezonin e ardhshëm në Bogovinë do të qëndrojnë edhe futbollistë të tjerë me përvojë në Ligën e Parë. Minas Osmani, Emir Shabani dhe Goran Stankovski janë emrat e rrinjë të skuadrës së Dritës, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që këto ditë këtyre futbollistëve tu shtohet edhe ndonjë emër tjetër. Normal që këto lëvizje konfirmojnë se Drita ka ndërmend të luajë rol serioz në Ligën e Parë, edhe pse për herë të parë në historikun e saj do të jetë pjesë e kësaj shoqërie elitare të futbollit në vend. Ndryshe skuadra e Dritës të hënën nisi edhe zyrtarisht fazën përgatitore për sezonin e ri dhe sipas fjalëve të trajnerit Beqiri ekipi dy javët e parë do të punojë në Bogovinë, ndërsa më pas nuk përjashtohet mundësi që të dilet jashtë Tetovës.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *