Home / Lajme / Maqedoni / Nuk i shkuan në ditlindjen e VMRO-DPMNE-s

Nuk i shkuan në ditlindjen e VMRO-DPMNE-s

16 qershor-Gruevski ka theksuar se VMRO-DPMNE gjatë këtyre 22 viteve është arritur gradualisht përmes një rruge të mundimshme, duke arritur fitore në gjashtë cikle zgjedhore.

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski ka theksuar mbrëmë se partia e tij do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Do të fitojmë, edhe ate me diferencë serioze, jam i bindur për këtë”, ka qenë fjalia e Gruevskit me rastin e shënimit të 22 vjetorit të partisë VMRO-DPMNE.

Sipas tij, qytetarët vlerësojnë atë që po punon qeveria që drejtohet nga ai.

Gruevski ka theksuar se VMRO-DPMNE gjatë këtyre 22 viteve është arritur gradualisht përmes një rruge të mundimshme, duke arritur fitore në gjashtë cikle zgjedhore. Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti nuk ka marrë pjesë në shënimin e ditëlindjes së 22 të partisë maqedonase VMRO-DPMNE me të cilën është në koalicion qeveritar

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të lartë të partisë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim si dhe ministrat Musa Xhaferri, Nevzat Bejta, Valon Saraqini, etj.kryeministri i Maqedonisë dhe lider i VMRO-DPMNE kishte marrë pjesë më 12 qershor në festimin e përvjetorit të BDI-së dhe kjo ishte vlerësuar lartë, pasi ishte hera e parë që ai merrte pjesë në një eveniment të BDI-së. në përvjetorin e VMRO-DPMNE nuk kanë marrë pjesë edhe një numër i madh i liderëve tjerë të partive opozitare politike

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *