Home / Lajme / Maqedoni / Orav: Ka përparim dhe shpresoj se Qeveria do t’i përmbushë detyrat

Orav: Ka përparim dhe shpresoj se Qeveria do t’i përmbushë detyrat

24 qershor-“Unë shpresoj se Qeveria do t’i përmbushë dhe kam parë përparim të fuqishëm nga ana e Qeverisë. Në rast se i përmbush, atëherë raporti për progres të vendit nga Komisioni Evropian do të jetë pozitiv dhe atëherë do të jetë thujase e pamundur që vendi të mos marrë rekomandim për fillimin e negociatave dhe pastaj gjithçka do të jetë në duart e vendeve-anëtare për shkak se ato kanë të drejtë të vendosin nëse do të fillojnë negociatat apo jo. Në rast se shkoj më tej, shton ai, do të jetë vetëm spekulim”, tha Orav.

Shoh përkushtim të madh dhe shpresoj se premtimet do të implementohen në mënyrë në të cilën Qeveria u dakordua me Komisionin Evropian. Ne tashmë kemi parë progres të qartë, për shkak se ende jemi në fillim të procesit, afatet përfundimtare po afrohen dhe kjo është lehtë të matet nëse është bërë apo jo progres, deklaroi ambasadori i BE-së në Maqedoni Aivo Orav në intervistën javore të Radio Evropa e Lirë.

Ai përkujton se deri më 30 qershor duhet të përfundohen shumë punë dhe se ka më shumë se 140 qëllime që Qeveria duhet t’i përmbushë dhe janë caktuar shumë qartë afatet përfundimtare në të cilat detyrat duhet të përmbushen.

“Unë shpresoj se Qeveria do t’i përmbushë dhe kam parë përparim të fuqishëm nga ana e Qeverisë. Në rast se i përmbush, atëherë raporti për progres të vendit nga Komisioni Evropian do të jetë pozitiv dhe atëherë do të jetë thujase e pamundur që vendi të mos marrë rekomandim për fillimin e negociatave dhe pastaj gjithçka do të jetë në duart e vendeve-anëtare për shkak se ato kanë të drejtë të vendosin nëse do të fillojnë negociatat apo jo. Në rast se shkoj më tej, shton ai, do të jetë vetëm spekulim”, tha Orav.

Ai porosit edhe po të ketë optimizëm. “Unë mendoj se në rast se nuk ka optimizëm dhe nëse themi se asgjë nuk do të bëhet nga puna, dhe asgjë nuk do të dalë. Për këtë shkak them se duhet të jemi optimist nga ana e Komisionit Evropian, ashtu edhe Qeveria duhet të tentojë që ta japë më të mirën dhe shpresoj se opozita dhe organizatat joqeveritare dhe të tjerët do të ndihmojnë në këtë proces sa është e mundur, për shkak se ky proces nuk është në interes vetëm të Komisionit apo vetëm të Qeverisë, por është në interes së shtetit”, deklaroi ambasadori i BE-së në Maqedoni Aivo Orav në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *