Home / Sport / Osmani grumbullon ekipin

Osmani grumbullon ekipin

“7 qershori është dita që ne përcaktuam të nisim me përgatitjet verore dhe jemi të vendosur t’i përmbahemi këtij plani. Shkëndijën e pret paraqitja në Evropë dhe cdo vonim eventual do të ishte humbje për skuadrën. Për këtë qëllim ne sot planifikojmë të kemi grumbullimin e parë, me cka edhe zyrtarisht do të shënojmë startin e përgatitjeve për paraqitjen në Evropa Ligë, si dhe për sezonin e ardhshëm”, konfirmoi startin e përgatitjeve, shefi i stafit teknik të Shkëndijës, Qatip Osmani.

Ka përfunduar pushimi veror për futbollistët e Shkëndijës së Tetovës, pasi shefi i stafit Qatip Osmani për sot (e ejnte) ka paraparë të zhvillojë grumbullimin e parë të ekipit, me cka edhe zyrtarisht do të fillojnë përgatitjet verore. Shkëndija sezonin e kaluar e mbylli në pozitën e tretë, duke siguruar pjesëmarje në Evropa Ligë dhe pikërisht për këtë arsye stafi teknik i ekipit ‘kuqezi’ dëshiron që me kohë të nisin përgatitjet. Edhe pse ish-kampionët e vendit kanë disa paqartësi rreth funksionimit të ardhshëm të skuadrës, stafi teknik shikon profesionalisht punën e vet dhe kërkon që pa marë parasysh situatën në përpikmëri të respektohet plani i përgatitjeve. “7 qershori është dita që ne përcaktuam të nisim me përgatitjet verore dhe jemi të vendosur t’i përmbahemi këtij plani. Shkëndijën e pret paraqitja në Evropë dhe cdo vonim eventual do të ishte humbje për skuadrën. Për këtë qëllim ne sot planifikojmë të kemi grumbullimin e parë, me cka edhe zyrtarisht do të shënojmë startin e përgatitjeve për paraqitjen në Evropa Ligë, si dhe për sezonin e ardhshëm”, konfirmoi startin e përgatitjeve, shefi i stafit teknik të Shkëndijës, Qatip Osmani. Heshtja që mbizotëroi në vend rreth ngjarjeve te ekipi i Shkëndijës gjatë pushimit disa ditor, gjithsesi se ka prodhuar në opinion shumë zëra për largime të mundshme të futbollistëve, mirëpo legjenda e klubit, Osmani, është optimist në këtë drejtim. “Nëse do të duhej t’i besojmë asaj që flitet në opinion, kush e di se cka do të kishte ndodhur deri sot. Normal që nuk është mirë kur flitet, por njëkohësisht ne duhet të orienohemi në punën tonë. Sot në orën 17:00 do të kemi më të qartë se cilët futbollistë do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës sonë dhe më pas do të kemi pasqyrë më të qartë rreth asaj që duhet të bëjmë. Normal që do të ketë ndryshime, largime dhe përforicme, por unë besoj që gjithë kjo të bëhet në drejtim të krijimit të një Shkëndije edhe më të fortë. Sipas meje nuk ka vend për panikë, pasi Shkëndija është në një situatë shumë të volitshme, dhe para prezentimit të dytë me rradhë në garat ndërkombëtare. Një gjë e këtillë dikur ishte vetëm ëndër, ndërsa tani kur e kemi relitet nuk shof arsye për të qenë i brengosur. Shpresoj së shpejti gjithcka të qartësohet dhe të orientohemi në punë cilësore për suksese të reja të ekipit tonë”, përfundoi ish-kapiteni i ekipit ‘kuqezi’ dhe tani shef i stafit teknik, Qatip Osmani.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *