Home / Lajme / Maqedoni / Parakalim i motoçiklistëve për 100 vjetorin e pavarësisë

Parakalim i motoçiklistëve për 100 vjetorin e pavarësisë

“Të nderuar sportistë, të nderuar mysafirë nga Gostivari, Tetova, Kërcova, ju dëshiroj mirëseardhje të gjithëve, sporti është ai që na bashkon, prandaj edhe logoja e 100 vjetorit është shumë e fuqishme. Kërkoj nga ju që në këtë sport të kemi më shumë disipline, shkaku se është një sport i cili në shtetet europiane është shumë i moderuar, por të mundohemi edhe që gradualisht ta modernizojmë dhe të merremi me këtë sport’, tha Bujar Misimi, kryetar i këshillit organizativ.

Në kuadër të manifestimeve të 100 vjetorit të pavarësisë, shoqata e motoçiklistëve të Bogovinës organizoi Moto-paradën, e cila filloi nga Kërcova dhe u mbyll në fshatin Kamjan. Qëllimi i këtij evenimenti ishte begatimi akoma më shumë i vitit jubilar të 100 vjetorit të pavarësisë.

“Të nderuar sportistë, të nderuar mysafirë nga Gostivari, Tetova, Kërcova, ju dëshiroj mirëseardhje të gjithëve, sporti është ai që na bashkon, prandaj edhe logoja e 100 vjetorit është shumë e fuqishme. Kërkoj nga ju që në këtë sport të kemi më shumë disipline, shkaku se është një sport i cili në shtetet europiane është shumë i moderuar, por të mundohemi edhe që gradualisht ta modernizojmë dhe të merremi me këtë sport’, tha Bujar Misimi, kryetar i këshillit organizativ.

Këtë eveniment e përkrahu edhe kreu i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi i cili ka premtuar edhe disa aktivitete të tjera sportive me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.

“Po organizohet Moto Parada e cila po mban vazhdën e manifestimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së kombit tonë dhe unë sot dola t’i përshëndes këta dhe njëkohësisht ju siguroj se do pasojmë me organizim e garave në sportin e futbollit shkaku se edhe ashtu jemi gati me përgatitjen e fushës së futbollit në Kamjan ku do kemi një manifestim më madhështor”, u shpreh Hazbi Idrizi, kryetar i komunës së Bogovinës.

Parade e motoçiklistëve e filluar në Kërçovë përfundoi tek hapësira e gjuetarëve mbi fshatin Kamjan. Në fund, për motoçiklistët e dalluar u ndanë edhe mirënjohje.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *