Home / Sport / Parlamentarët francezë sulmojnë kombëtaren

Parlamentarët francezë sulmojnë kombëtaren

Një parlamentar socialist në Francë, Olivier Four, ka kërkuar në parlament që të ndalohet dhënia e 100 mijë eurove shpërblim ndaj çdo futbollisti të përfaqësueses franceze për kualifikimin në çerekfinalet e Euro 2012.

Pas humbjes 2-0 në çerekfinale ndaj Spanjës, Samir Nasri fyeu publikisht një gazetar, gjest i dënuar ashpër edhe nga trajneri Blank, ndërsa në mendjen e tifozëve janë ende të freskëta pamjet e bojkotit të kombëtares në Botërorin e dy viteve më parë.

“Sot, shumë francezë pyesin vete pse i paguajmë kaq shumë këto njerëz që e respektojnë kaq pak publikun”, tha Four, një nga aleatët më të ngushtë të presidentit Fransua Holand.

Kombëtarja u bë pre kritikash të tjera pasi pjesa më e madhe e futbollistëve nuk dolën të përshëndetnin tifozët pas kthimit në vendlindje, duke sjellë irritimin e këtyre të fundit.

“Kur francezët po vuajnë nga gjëra si rënia e fuqisë blerëse, ndërsa vazhdojnë të shohin lojtarë që përftojnë 100 mijë euro nga një dështim e pastaj nuk respektojnë publikun, gjithçka bëhet më e dhimbshme”, tha ai.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *