Home / Lajme / Maqedoni / PDSH akuzon BDI-në për shpifje. BDI akuzon PDSH për përçarje

PDSH akuzon BDI-në për shpifje. BDI akuzon PDSH për përçarje

27 qershor-Partia Demokratike Shqiptare dhe Bashkimi Demokratik për Integrim sot sërish kanë këmbyer akuza dhe kundërakuza mes veti. Përderisa BDI- akuzon PDSH-së se përcan votuesit shqiptarë, kjo e fundit kundërpërgjigjet se çdo shqiptarë ku jeton është I rëndësishëm.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se PDSH vazhdon të implementojë politikën e saj përçarëse të popullit shqiptar në Maqedoni. Kur ata ishin në pushtet në vitet 1998-2002, edhe atëherë pa legjitimitetin e popullit, bashkë me partnerët e tyre, bënin hartat e ndarjes së Maqedonisë me të cilat mbi 50 për qind të popullit shqiptar në Maqedoni do të mbesnin jashtë “kufijve të tyre të dëshiruar”. Kur flitej për të drejtat e shqiptarëve bisedonin për “këndej dhe andej Grupçinit”, tha në konferencë për shtyp anëtari i Kryesisë Qendrore të BDI-së, Fatmir Besimi.

“Përkujtojmë se të gjitha zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Maqedoni të organizuara kur PDSH ishte në pushtet, fatkeqësisht përfunduan me incidente brendashqiptare, madje dhe me vëllavrasje. E tani PDSH mundohet në prag të zgjedhjeve lokale të bën edhe një përcarje të rradhës duke i ndarë shqiptarët e Maqedonisë në baza lokale. Përkujtojmë këtë subjekt politik se nuk ka ardhmëri për popullin shqiptar në Maqedoni nëse ai përçahet në çfarë do baze. Nuk ka ardhmëri nëse edhe shqiptari i fundit nuk i gëzon të drejtat e njejta si vllezërit e tij ku do që janë. E kjo ardhmëri e tërë popullit shqiptar në Maqedoni, nuk ‘shitet’ vetëm për një post të kryetarit të komunës”, tha Besimi.

Ne, shtoi ai, ndjehemi të revoltuar dhe indinjuar si dikush për interesat e veta mundohet të na mohoj gjithë atë histori të përbashkët me të gjithë vllezërit tonë nga viset tjera shqiptare në Maqedoni dhe të mohojnë gjithë atë sakrificë të përbashkët të të gjithë shqiptarëve gjatë vitit 2001 për një të ardhme më të mirë.

“Në fund dëshiroj të theksoj se Bashkimi Demokratik për Integrim edhe më tutje do të vazhdojë me politikën e saj të përfaqësimit të interesave të të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë në këtë vend dhe kështu në mënyrë të barabartë me të gjithë qytetarët të bashkësive tjera etnike në Maqedoni t’i kontribuojnë për një të ardhme më të mirë”, tha Besimi në konferencë për shtyp.

Partia Demokratike Shqiptare u është kundërpërgjigjur akuzave të Bashkimit Demokratik për Integrim përmes zëdhënësit Agon Ferati. Gjatë një konference për media, ai tha se përderisa dita ditës shtohet bindja se PDSH me platformën e saj politike është fituese në zgjedhjet e ardhshme, nga ana tjetër nuk zgjidhen mjete për ta parandaluar këtë fitore jo vetëm të PDSH-së por të të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni. “Jo rastësisht ditëve të fundit po përdoret i tërë arsenali shpifës e armiqësor për ta parandaluar këtë fitore të PDSH-së dhe të shqiptarëve. E ritheksojmë edhe njëherë, se për PDSH-në çdo shqiptar është i rëndësishëm pa marrë parasysh ku jeton dhe vepron ai. Po ashtu është e vërtetë që të këqijat qofshin në rrafshin politik apo ekonomik që ju ndodhin shqiptarëve në Kumanovë, Shkup, Dibër, Strugë, Veles, Resnjë, Manastir, Tetovë apo Gostivar vjen vetëm në kohën kur BDI-ja është në pushtet. PDSH-ja i siguron shqiptarët që kemi forcë, dije dhe kapacitete që ti përballojmë shpifjet e radhës që vijnë nga BDI-ja dhe argatët e saj”, deklaroi zëdhënësi Agon Ferati.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *