Home / Lajme / Maqedoni / PDSH fillon zgjedhjet brendapartiake

PDSH fillon zgjedhjet brendapartiake

15 qershor-Ndryshe, Kuvendi Qendror i PDSH të enjten zgjodhi edhe anëtarët e rinj që vijnë nga Forumi i gruas shqiptare dhe Rinisë Demokratike Shqiptare në Kuvendin qendror dhe Kryesinë Qendrore të partisë.

Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Shqiptare në mbledhjen e së enjtes ka debatuar dhe ka marrë vendim që fushata para-elektorale, zgjedhjet e brendshme partiake për caktimin e kandidatëve të kësaj partie për kryetar komunash dhe listës së këshilltarëve komunal për zgjedhjet lokale të vitit 2013, të fillojnë më 5 korrik dhe të përfundojnë më 5 tetor të këtij viti, njoftojnë nga partia e Thaçit.
Përpara fillimit të mbledhjes së mbrëmshme, kryetari i Kuvendit Qendror të PDSH-së Arbër Xhaferi, deklaroi se ky është një takim i cili flet për një tendencë të rregullt për t’i analizuar punët e deritashme të Partisë dhe angazhimet e mëtejshme të saj. “Është ky ai faktor sekret, do të thoja, i mbijetesës së kësaj partie edhe në kushte shumë të rënda ekonomike dhe politike. PDSH-ja si zakonisht nuk e identifikon pushtetin me partinë, si e tillë është në interes shumë të gjithanshëm dhe jo thjesht me një qeverisje që bëhet në kushte të rënda”, ka thënë Xhaferi. Ndryshe, Kuvendi Qendror i PDSH të enjten zgjodhi edhe anëtarët e rinj që vijnë nga Forumi i gruas shqiptare dhe Rinisë Demokratike Shqiptare në Kuvendin qendror dhe Kryesinë Qendrore të partisë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *