Home / Lajme / Maqedoni / PDSH paralajmëron ligj për rehabilitim

PDSH paralajmëron ligj për rehabilitim

3 qershor-“Çuditërisht, fillimisht këtë projekt-ligj për dëmshpërblim të viktimave të komunizmit ose rehabilitimin e tyre, BDI ia dorëzoi VMRO- së dhe thanë se do ja dorëzojnë edhe subjekteve politike shqiptare dhe sot e kësaj dite kur ne flasim, ne si subjekt politik shqiptarë këtë propozim nuk e kemi akoma. Kjo do të thotë se ata, aspak nuk kanë qenë serioz kur e lancuan këtë si informacion, e kanë pasur vetëm për poentim politik ditor dhe assesi nuk kanë pas për qëllim që ta zgjedhin këtë çështje”, deklaroi deputeti i PDSH-së, Ziadin Sela.

Nuk mund të rrimë duarkryq dhe të presim deri në pafundësi. Me këto fjalë, deputeti Ziadin Sela, paralajmëroi se Partia Demokratike Shqiptarë shumë shpejt do të dalë me një propozim-ligj të tyre për rehabilitimin e viktimave të komunizmit, ku siç thotë ai, për dallim nga propozimi i paralajmëruar nga BDI, opozita shqiptare do të parasheh edhe kompensim financiar për ish të përndjekurit dhe persekutuarit politik. Ligji i tyre, paralajmëron Sela, do të përfshijë të gjitha kategoritë e viktimave të komunizmit, ndërsa për ish të burgosurit, për çdo ditë të vuajtur në burg, duhet të dëmshpërblehet nga 100 euro. “Evropa ka standarde se si duhet të dëmshpërblehet një i burgosur politik dhe përafërsisht për çdo ditë burg të vuajtur, llogaritet diku mbi 100 euro dëmshpërblim nga ana e shtetit. Natyrisht që ne do të kishim pranuar një lloj oferte të tillë që të burgosurit të dëmshpërblehen duke ju llogaritur edhe ditët e vuajtura në burg. Dhe tani, përderisa askund nuk është propozim-ligji i BDI-së, apo të tregojnë se çfarë ka aty brenda, ne nuk do të presim në pafundësi, por shumë shpejt do ti drejtohemi Parlamentit me një propozim-ligj për rehabilitimin e viktimave të komunizmit”, tha deputeti Sela. Ky vendim i PDSH-së, thotë më tej ai, vjen pas heshtjes së partisë shqiptare në pushtet, e cila ende nuk ua ka dhënë partive të tjera propozim- ligjin e paralajmëruar disa javë më parë. Kjo nismë, sipas opozitës shqiptare, kishte për qëllim vetëm fitimin e poenëve politik.

“Çuditërisht, fillimisht këtë projekt-ligj për dëmshpërblim të viktimave të komunizmit ose rehabilitimin e tyre, BDI ia dorëzoi VMRO- së dhe thanë se do ja dorëzojnë edhe subjekteve politike shqiptare dhe sot e kësaj dite kur ne flasim, ne si subjekt politik shqiptarë këtë propozim nuk e kemi akoma. Kjo do të thotë se ata, aspak nuk kanë qenë serioz kur e lancuan këtë si informacion, e kanë pasur vetëm për poentim politik ditor dhe assesi nuk kanë pas për qëllim që ta zgjedhin këtë çështje”, deklaroi deputeti i PDSH-së, Ziadin Sela.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim, vazhdojnë të heshtin rreth negociatave me partnerin e tyre të koalicionit, VMRO-DPMNE. Burime brenda partiake kohë më parë, për gazetën “Koha” thanë se partia e kryeministrit Nikolla Gruevski ka refuzuar kategorikisht një ligj të tillë, ndërsa nga BDI, për ditë të tëra as nuk kanë pohuar e as nuk kanë mohuar këto pohime. Deputeti Xhevat Ademi kohë më parë tha se për këtë teme është i autorizuar të flet vetëm koordinatori i BDI-së, Talat Xhaferi, ndërsa ky i fundit – për dy jave radhazi ka qenë i pakapshëm, si dhe u ka ikur prononcimeve për këtë ligj. Edhe nga Shoqata e të burgosurve dhe persekutuarve politik në Maqedoni, shprehen të zhgënjyer nga nisma e BDI-së. Kryetari i kësaj shoqate, Shpëtim Pollozhani, madje thotë në takimet me përfaqësues të BDI-së, këta të fundit ju kanë kërkuar atyre që të ndërpresin aktivitetet për paditjen e shtetit dhe protestën e paralajmëruar për më 7 qershor para Qeverisë.

“Në takimin e fundit me përfaqësuesit e BDIsë, na thanë të mos i zhvillojmë aktivitetet e llojit të këtillë, gjoja se qenkan në negociata me partnerin e koalicionit, por prej kësaj pune shihet se nuk ka asgjë. Ne patëm deklaruar edhe në fillim që do ti ngrijmë aktivitetet në rast se paraqitet një ofertë serioze nga partia në pushtet dhe në përgjithësi nga partitë, natyrisht me një dinamikë të caktuar për realizimin e saj dhe një garancë nga faktori ndërkombëtarë. Pasi nuk ka u dha asnjë lloj garance e llojit të këtillë, ne jemi më pranë vijës së kuqe”, thotë Pollozhani. Ai thotë se si shoqatë janë të hapur për çdo kë që dëshiron të ndihmojë në përmbylljen e kësaj çështje, ndërsa paralajmëron se do të takojë edhe përfaqësuesit e PDSH-së për të shqyrtuar projektin e këtyre të fundit. KOHA

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *