Home / Lajme / Rajon / Përleshje mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së

Përleshje mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së

28 qershor-Ky sulm ka ardhur derisa deputeti Selimi ishte duke dhënë një intervistë për media ku ka folur për SHIK-un, ndërsa deputeti Gashi kishte kërkuar nga ai të mos flasë për SHIK-un.

Deputeti i PDK-së Latif Gashi-Lata e ka sulmuar fizikisht para pak çastesh deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin, tek dalja e Kuvendit të Kosovës, raporton Zëri.
Ky sulm ka ardhur derisa deputeti Selimi ishte duke dhënë një intervistë për media ku ka folur për SHIK-un, ndërsa deputeti Gashi kishte kërkuar nga ai të mos flasë për SHIK-un.
Pas përleshjes fizike në mes të tyre, ka ndërhyrë policia dhe i ka ndarë ata, ndërsa pas pak minutash ka ndodhur një përleshje tjetër në mes të deputetit të Vetëvendosjes Florin Krasniqi dhe atij të PDK-së Bekim Haxhiu i njohur me nofkën Kamishi.
Kamishi është larguar i gjakosur nga Kuvendi, ndërsa Krasniqi është momentalisht në hollin e Kuvendit – i cili po ashtu ka pësuar disa goditje gjatë përleshjes me Kamishin. Edhe në këtë rast ka ndërhyrë Policia e Kosovës.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *