Home / Lajme / Botë / Pesëdhjetë e tetë udhëtarë rezultojnë të zhdukur nga mbytja e anijes në Indonezi

Pesëdhjetë e tetë udhëtarë rezultojnë të zhdukur nga mbytja e anijes në Indonezi

19 qershor-Anija u mbyt në ujërat e provincës indoneziane Maluku, duke lundruar nga qyteti port Ambona përmes ngushticës Manipa drejt ishullit Buru. Shkak për fatkeqësinë ka qenë era e fuqishme dhe valët me lartësi deri në pesë metra, për të cilën gjë nuk ka punuar motori, më pas është përgjysmuar dhe në fund është mbytur në afërsi të bregut.

Dy ditë pas mbytjes së anijes 58 persona edhe më tej rezultojnë të zhdukur, pasi anija me 70 pasagjerë u fundos në ujërat e pjesës lindore të Indonezisë, konfirmoi sot përfaqësuesja zyrtare e ekipit për shpëtim, Rebeka Gultom.

“Sipas të dhënave të fundit në anije ka pasur 70 udhëtarë kur ajo është fundosur. Me 12 të shpëtuar, kemi edhe 58 persona të zhdukur”, theksoi Gultom.

Anija u mbyt në ujërat e provincës indoneziane Maluku, duke lundruar nga qyteti port Ambona përmes ngushticës Manipa drejt ishullit Buru. Shkak për fatkeqësinë ka qenë era e fuqishme dhe valët me lartësi deri në pesë metra, për të cilën gjë nuk ka punuar motori, më pas është përgjysmuar dhe në fund është mbytur në afërsi të bregut.

Operacioni për shpëtim edhe më tej vazhdon, por për shkak të motit të keq mundësitë për t’u gjetur të mbijetuar janë shumë të vogla.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *