Home / Lajme / Maqedoni / Pilot projekt për orientim profesional të nxënësve

Pilot projekt për orientim profesional të nxënësve

“Orientimi profesional i nënkupton shërbimet e Agjencisë për punësim për të papunësuarit dhe personave tjerë të cilët kërkojnë punë, për zgjedhje të profesionit ose punësim me rrugë të testimit dhe bisedës dhe informimit për nevojat e profesioneve të caktuara, si dhe mundësitë për punësim”, tha në konferencën e sotme për shtyp, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pançe Kralev.

Filloristëve me pjekuri mbimesatare ose të lartë mesatare më së shpeshti u rekomandohet arsim gjimnazist ose me dëshirë personale edhe shkollim të mesëm profesional, ndërsa atyre më të dobët u rekomandohet zgjedhje të arsimit të mesëm profesional dhe zgjedhje të profesionit konkret, për të cilin nuk nevojitet arsimim i mëtejshëm i lartë.

Këto janë rezultatet nga testet për shqyrtimin e pjekurisë mentale të kandidatëve për shqyrtimin e aftësive të posaçme dhe interesave profesionale. Pilot projektin për orientim profesional të nxënësve e zbatoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Agjencisë për punësim, ndërsa fëmijët janë testuar në kohëzgjatje prej tre orëve.

Pjesa më e madhe e filloristëve janë interesuar për shkenca shoqërore, respektivisht ta vazhdojnë shkollimin e tyre në gjimnaz, ndërsa 40 për qind janë të interesuar për arsim të mesëm profesional.

“Orientimi profesional i nënkupton shërbimet e Agjencisë për punësim për të papunësuarit dhe personave tjerë të cilët kërkojnë punë, për zgjedhje të profesionit ose punësim me rrugë të testimit dhe bisedës dhe informimit për nevojat e profesioneve të caktuara, si dhe mundësitë për punësim”, tha në konferencën e sotme për shtyp, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pançe Kralev.

Në projektin janë përfshirë shtatë komuna me nga një shkollë dhe një paralele nga klasa e e tetë, ndërsa janë përfshirë 184 nxënës. Testimi është kryer më 3, 4 dhe 14 maj të këtij viti.

Këtë vit pilotuam, tha ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski, por nga viti i ardhshëm angazhimet tona do të ejnë që ky testim të realizohet në të gjitha shkollat në vend, e tërë kjo në drejtim të harmonizimit më të madh të programeve, në pajtim me kërkesat e tregut të punës.

Nga numri i përgjithshëm i nxënësve të testuar, 24 posedojnë kapacitete mbimesatare intelektuale, 53 janë me kategori të lartë mesatare, 63 hyjnë në kategorinë e popullatës së mesme mesatare, ndërsa 44 janë në grupin nënmesatare

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *