Home / Sport / Pokeri i Spanjës eliminon Irlandën

Pokeri i Spanjës eliminon Irlandën

Spanja prishi festën irlandeze në Gdansk pasi Fernando Torres shënoi dy herë në suksesin 4-0 që eliminoi skuadrën e drejtuar nga Xhovani Trapatoni nga Euro 2012. Në një ndeshje që dukej sikur luhej në Dublin dhe jo në Poloni për shkak të pranisë së madhe të tifozëve irlandezë, spanjollët kanë shuar ëndrrën e “të gjelbërve” për të vazhduar me tej në turne, ndërsa kanë marrë kryesimin e grupit.

Del Boske këtë radhë zgjodhi skemën me një sulmues të mirëfilltë, duke kthyer në formacionin titullar Fernando Torres, ndërsa ky i fundit falënderoi duke shënuar golin e avantazhit që në minutën e 4-t të ndeshjes. Më pas Spanja krijoi një mori rastesh por mbrojta irlandeze me në krye portierin Shei Given bëri disa herë mrekullinë për të ruajtur rrjetën nga gola të tjerë.
Por në fillimin e pjesës së dytë, David Silva shënon një gol spektakolar për të dyfishuar rezultatin pasi kalon topin mes këmbëve të dy mbrojtëse irlandezë. Epërsia e Spanjës vazhdon dhe në minutën e 70-të, Torres gjen përsëri rrugën e rrjetës, duke çuar në 3 numrin e golave për Spanjën dhe në 30 numrin e golave që ka shënuar ai me fanellën e kësaj përfaqësuese, për t’u bërë golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e saj pas Vija dhe Raul.
Në minutat e fundit ka pak lavdi edhe për Fabregas, i cili i aktivizuar pikërisht në vend të Torres, arrin të shënojë golin e katërt dhe të vulosë këtë ndeshje. Spanja kthehet përsëri e frikshme, por forcën e saj reale do ta provojë të hënën kur të vihet përballë Kroacisë, në ndeshjen që do të përcaktojë se kush do të kualifikohet dhe kryesojë Grupin C.
Ndërsa Irlanda është skuadra e parë që eliminohet matematikisht nga Euro 2012 pasi edhe po të fitojë në sfidën e fundit përballë Italisë, nuk arrin dot kuotën e katër pikëve si Spanja dhe Kroacia.

Grupi C
Spanjë-Itali 1-1
63′ Fabregas / 61′ Di Natale
Irlandë-Kroaci 1-3
19′ Sent Lexher / 3′, 49′ Manxhukiç, 43′ Jelaviç
Itali-Kroaci 1-1
39′ Pirlo / 72′ Manxhukiç
Spanjë-Irlandë 4-0
4′, 70′ Torres, 49′ Silva, 83′ Fabregas

Renditja
Spanjë….4….5-1
Kroaci….4….4-2
Itali…..2….2-2
Irlandë…0….1-7

18.06.2012
Kroaci-Spanjë 20:45
Gdansk (Poloni)
Itali-Irlandë 20:45
Poznan (Poloni)

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *