Home / Lajme / Maqedoni / Policia italiane arrestoi shtetas të Maqedonisë për trafik të lëndëve narkotike

Policia italiane arrestoi shtetas të Maqedonisë për trafik të lëndëve narkotike

19 qershor-Policia italiane arrestoi 11 persona, mes të cilëve 8 shqiptarë, 1 maqedonas dhe 2 italianë, të cilët akuzohen për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Shtetasi i Maqedonisë Harun M. (37 vjeç) është arrestuar në aksionin e policisë italiane për shkatërrimin e një narko-grupi të organizuar.

Policia italiane arrestoi 11 persona, mes të cilëve 8 shqiptarë, 1 maqedonas dhe 2 italianë, të cilët akuzohen për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas mediave italiane, të arrestuarit trafikonin kokainë, marijuanë dhe hashash dhe e shpërndanin atë në rrugë, parqe dhe lokale në Trentino Alto Adige.

Hetimet për këtë rrjet trafiku kishin nisur që në nëntor të vitit 2008 dhe deri në maj të 2011-ës, policia arriti të sekuestronte 17 kg lëndë narkotike, që kapte vlerën e 4 milionë eurove. Prej vitit 2008 në pranga kanë rënë 42 persona, mes të cilëve korrierë, trafikantë dhe shpërndarës droge

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *