Home / Sport / Polonia dhe Greqia, në kërkim të fitores së parë

Polonia dhe Greqia, në kërkim të fitores së parë

Polonia dhe Greqia kanë mbyllur sot përgatitjet për atë që do të jetë ndeshja e hapjes në Euro 2012, ku të dy skuadrat e Grupit A kanë arsye të ndryshme për të kërkuar një sukses të rëndësishëm.

Polaket janë bashkë-organizatorë të turneut dhe shpresa më e madhe e UEFA-s që një prej vendeve organizatore të arrijë të kalojë mes 8 skuadrave më të mira, pasi është në një grup të përballueshëm. Trajneri Franciszhek Smuda po përpiqet që të rindërtojë brezin e famshëm të viteve ’70-’80, me shpresën se do të ketë mbështetjen e ndezur të tifozerisë vendase.
“Atmosfera bëhet gjithnjë e më e mirë për ne. Në rrugët nga stërvitja në hotel, njerëzit vetëm na kanë uruar fat dhe shpresoj që kjo atmosferë entuziaste të na ndihmojë”, tha ai në konferencën për shtyp të organizuar në stadiumin prej 50 mijë vendesh të Varshavës ku do të bëhet edhe ceremonia e hapjes.
Nga ana tjetër, Greqia po kalon një krizë të rëndë ekonomike dhe futbollistët e kombëtares së këtij vendi mendojnë se një tjetër suksesi si ai i vitit 2004, do të shërbente për të ngritur moralin e bashkëkombësve të tyre.
“Duam t’i japim lumturi grekëve. Do të bëjmë maksimumin tonë duke shpresuar që t’u dhurojmë atyre kujtime të bukura”, ishte premtimi i kapitenit Xhorxhos Karagunis në stërvitjen e fundit të kombëtares greke në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *