Home / Sport / Polonia kerkon ndihme hyjnore. Rusia, tre piket e kualifikojne

Polonia kerkon ndihme hyjnore. Rusia, tre piket e kualifikojne

Per polaket eshte shansi i fundit per kualifikimin ndersa ruset duan te hipotekojne kalimin ne cerekfinale

Organizatoret e Euro 2012, Polonia kerkon me cdo kusht te fitoje 3 pike ne ndeshjen kunder skuadres se Rusise dhe per t’ia arritur ketij qellimi ka kerkuar dhe ndihme hyjnore. Per skuadren e trajnerit Smuda nuk do te jete ne porte titullari Wojciech Szczesny i cili eshte skualifikuar me nje ndeshje pas kartonit te kuq te marre ne ndeshjen e pare kunder Greqise. Skuadra ruse nderkohe kerkon gjithashtu fitoren per te siguruar kualifikimin per ne 8 skuadrat me te mira te Euro 2012.

Perfaqesuesja e Polonise ne takimin kunder Rusise do te luaje te gjitha shanset e sja per te fituar dhe te shpresuar per nje kualifikim te mundshem ne 8 skuadrat me te mira te Euro 2012. Portieri titullar Wojciech Szczesny do te mungoje pasi eshte skualifikuar nga Uefa per nje ndeshje pasi mori karton te kuq ne ndeshjen kunder Greqise. Por Polonia duket se problemet nuk i ka ne porte. PrzemyslawTyton, i cili u fut pasi Szczesny doli nga fusha e lojes u kthye ne heroin e nje kombi. Ai priti 11 metershin e ekzekutuar nga Karagounis dhe i dha 1 pike skuadres se tij. Duket se Tyton eshte ndihmuar nga zotat e futbollit. Ish sekretari i Papa Gjon Pali ka deklaruar se ai i ishte lutur ne momentin e 11 metershit. Duket se ka funksionuar dhe tifozet e Polonise e kane besuar.

Ne kishen qe ndodhet ne qendren e qytetit Vroclav keto dite jane te shumte tifozet e perfaqesueses polake te cilet ndezin qiri dhe i luten zotave te futbollit dhe Papa Gjon Palit. “Jane te shumte tifozet polake qe dallohen lehtesisht prej flamujve dhe fanellave qe mbajne veshur qe ne keto dite kane ardhur ne kishen e Shen Elisabetes dhe luten per fitoren kunder Rusise”, shprehet prifti i kishes. “Te besosh te ndihmon ne realizimin e objektivave qe i kemi vene vetes”, shton me tej prifti Jerzy. Te besosh eshte mire por sot perballe do te kene nje skuader qe beson shume ne aftesite e saj. Rusia e trajnerit Dick Advocaat ne ndeshjen e pare kunder Republikes Ceke tregoi forcen e saj.

Lojtaret e Rusise jane ne nje forme te shkelqyer dhe luajne nje futboll shume atraktiv. Deri me tani fitorja e Rusise kunder Republikes Ceke ne ndeshjen e pare te grupit A eshte fitorja me e thelle e Euro 2012. Rusia ne rast triumfi kunder organizatoreve te ketij evenimenti do te siguronin kualifikimin per ne 8 skuadrat me te mira te Euro 2012. Te dy trajneret ne kete takim do te hedhin ne fushen e lojes te njetet futbolliste si ne takimin e pare. Edhe pse portieri Akinfeev eshte rikuperuar ai nuk do te jete titullar ne porten e perfaqesueses ruse. Performanca e Malafeev ne ndeshjen e pare ka bere qe trajneri Advocaat te besoje serish ne aftesite e ketij portieri.
Kjo ndeshje do te zhvillohet ne oren 20.45 ne stadiumin kombetar te Polonise ne kryeqytetin Varshave. Nje stadium i ri i cili u ndertua enkas per zhvillimin e Euro 2012. Kapaciteti i tij eshte 58.000 shikues. Ne kete stadium do te zhvillohen 3 ndeshje te fazes se pare dhe nje cerekfinale dhe nje gjysmefinale.

Formacionet e mundshme
Poloni: Tyton – Piszczek, Wasilewski, Perquis, Boenisch – Muraeski, Polanski – Blaszczykowski, Obraniak, Rybus – Lewandowski
Trajner: Smuda
Rezerve: Sandomierski, Dudka, Kaminski, Waerzyniak, Wojtkowiak, Matuschyk, Mierzejewski, Wolski, Pa. Brozek, Grosicki, Sobiech

Rusia: Malafeev – Anyukov, A. Berezutskiy, Ignashevich, Zhirkov – Denisov – Zyryanov, Shirokov – Dzagoev, Arshavin – Kerzhakov
Trajner: Advocaat
Rezerve: Akinfeev, Shunin, Granat, Nababkin, Sharonov, Glushakov, Izmaylov, D. Kombarov, Semshov, Pavlyuchenko, Kokorin, Pogrebnyak

Mediat polake shkruajne me nota nacionalizmi, ruset paralajmerojne marshim

Ne Varshave eshte bere e zakonshme tashme te thuhet se ushtria polake do te shkoje ne lufte te marten ndaj ushtrise ruse edhe pse behet fjale vetem per nje ndeshje futbolli. Gazetat polake kane ekzagjeruar se tepermi, teksa ne titujt e se henes kane bere nje paralelizem per sfiden e Polonise ndaj Rusise. Ato kane rikujtuar se ushtria polake arriti te fitoje ne betejen e vitit 1920 ndaj ushtrise bolshevike ruse, te njohur ndryshe ne histori si “Mrekullia e Vistules”. Ne kete menyre, sfides te se henes mes Polonise dhe Rusise po i jepen ngjyra nacionaliste te theksuara. Polaket ende ndihen krenare per fitoren e betejes historike, e cila u pa ne ate kohe si nje fitore ndaj komunizmit ne Evrope. Tabloidi “Super Express” e hapi numrin e djeshem me nje fotografi te modifikuar, e cila paraqiste teknikun polak, Franciszek Smuda, si nje kalores ushtarak i ushtrise polake te vitit 1920. Titulli kryesor ishte ky: “Besim, Shtepi , Smuda”, nje modifikim i motos se vjeter: “Besim, Shtepi, Memedhe.” Tabloidi provokon, teksa e nis artikullin duke thene se ruset do te fitojne te marten. Me pas vijon me ironi: “Ne vitin 1920 ata gjithashtu menduan se do te fitonin, por pesuan nje disfate te frikshme. Neser (sot) do te provojne shijen e disfates serish, sepse skuadra e Polonise do te beje te mundur “Mrekulline e Vistules 2” Gjithsesi, ndryshe nga sa shkruajne gazetat, shume polak mendojne se Rusia ka nje skuader mjaft te forte dhe se media gabohet, duke tentuar te rrise shpresat artificialisht nepermjet rritjes se tensioneve nacionaliste. “Gazetat nuk duhet kurrsesi te shkruajne me emocione te tilla, sepse eshte e qarte qe ne do te humbasim ndaj Rusise. Ata po bejne nje pune te keqe,” tha Marek Toczynski, kerkues shkencor i njohur polak. Te perditshmet e tjera polake mbanin ne faqen e pare nje foto te Smudes i veshur me uniformen e Jozef Pilsudski, i cili qe komandanti i ushtrise polake ne betejen e vitit 1920. Titulli kryesor ishte: “Poloni – Rusi”, beteja e Vroklaves 2012.” Rastesisht ndeshja e sotme perkon me “Diten e Rusise”, nje feste nacionale dhe ruset pritet te bejne nje marshim nga qendra e Varshaves deri tek stadiumi, levizje kjo qe pritet te ngjalle provokime tek polaket. Deri tani konfirmohet se do te jene mbi 10 mije ruse qe do te marrin pjese ne marshim gje qe mund te shoqerohet me tensione mes tifozerive te te dyja skuadrave.

Pezullohen Szczesny e Sokratis

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka denuar portierin polak, Wojciech Szczesny dhe mbrojtesi grek, Sokratis Papastathopoulos me nje ndeshje pezullim per shkak te kartonit te kuq.
Futbollisti grek ka dal jashte lojes per shkak te dy kartoneve te verdhe ne ndeshjen kunder Polonise (1-1), ndersa Szczesny ka marre kartonin e kuq te drejtperdrejte ne te njejten ndeshje pas nderhyrjes se gabuar brenda zones se rreptesise ndaj Salginpidisit.
Kombetarja e Greqise ne ndeshjen e dyte te marten do te luaje kunder Rusise, ndersa Polonia do te ballafaqohet me Republiken Ceke.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *