Home / Sport / Portugalia vulos turpin e Holandës

Portugalia vulos turpin e Holandës

Portugalia i dha fund turneut të shëmtuar të Holandës duke arritur për vete të vazhdojë në çerekfinale pas fitores 2-1 ndaj “tulipanëve”. Në një ndeshje emocionuese, dy skuadrat kanë dhuruar një spektakël të bukur por kjo nuk i ka mjaftuar Holandës për të shmangur të paktën kritikat e pritshme të ditëve në vazhdim.

Holandezët e filluan ndeshjen shumë mirë në sulm dhe arritën të shënonin të parët falë Van Der Vart në minutën e11-të. Për më tepër, portugezët humbën raste të njëpasnjëshme para portës, ndërsa nga stadiumi tjetër erdhi lajmi se Danimarka gjendej në disavantazh përballë Gjermanisë dhe “tulipanëve” u mjaftonte një tjetër gol për të shkuar në çerekfinale.

Por Kristiano Ronaldo kishte plane të tjera për këtë sfidë dhe në minutën e 28-të vendos barazpeshën pas një aksioni mjaft të bukur të skuadrës portugeze. Goditja është shumë e rëndë për Holandën që nuk arrin më të reagojë dhe i lë krejtësisht iniciativën ekipit portugez.

Ndërsa Van Der Vart gjen vetëm shtyllën, Kristiano Ronaldo gjen rrugën e rrjetës në minutën e 78-të pas një kundërsulmi mjeshtëror dhe një pasimi po aq të bukur të Nani, duke vulosur kualifikimin e skuadrës së tij në vendin e dytë në grup.

Tashmë Portugalia do të përballet me Çekinë, ndërsa Holanda kthehet në shtëpi krejtësisht e zhgënjyer pas dështimit të jashtëzakonshëm në këtë turne ku ishte një prej skuadrave favorite.

Grupi B
Holandë-Danimarkë 0-1
24′ Krohn Dehli

Gjermani-Portugali 1-0
73′ Mario Gomez

Danimarkë-Portugali 2-3
41′, 80′ Bendtner / 24′ Pepe, 36′ Postiga, 87′ Varela

Holandë-Gjermani 1-2
73′ Van Persi / 23′, 38′ Mario Gomez

Portugali-Holandë 2-1
28′, 74′ K. Ronaldo / 11′ Van Der Vart

Danimarkë-Gjermani 1-2
24′ Krohn Dehli / 19′ Podolski, 80′ Bender

Renditja
Gjermani….9….5-2
Portugali…6….5-4
Danimarkë…3….4-5
Holandë…..0….2-5

Çerekfinalet

21.06.2012
R. Çeke-Portugali 20:45

22.06.2012
Gjermani-Greqi 20:45

23.06.2012
1C-2D 20:45

24.06.2012
1D-2C 20:45

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *