Home / Lajme / Maqedoni / Pritet vapa afrikane

Pritet vapa afrikane

16 qershor-Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar që qytetarët të respektojnë masat e përgjithshme për prevenim për t`iu shmangur valës së nxehtit dhe për të mbrojtur shëndetin, duke i`u shmangur diellit në hapësirat e hapura sidomos nga periudha kohore 11 – 16. Qytetarët rekomandohen që të konsumojnë ushqime të lehta dhe lëngje, të mbajnë rroba me ngjyra të hapura dhe të bardha

Në Maqedoni prej nesër pritet i nxehti afrikan pasi që vendi do të jetë nën ndikimin e një mase ajrore të nxehtë dhe të thatë nga Afrika veriore.

Instituti Hidrometeorologjik në Shkup paralajmëron për rritjen e temperaturave, të cilat nga mesi i javës së ardhshme do të shkojnë deri në 39 gradë celsius. Ndërsa, shkalla e Indeksit UV do të jetë e lartë deri në 9.

Meteorologët për sot bëjnë të ditur për mot të nxehtë me temperaturat që do të shkojnë deri në 34 gradë celsius.

Në Shkup dhe rrethinë do të jetë mot i njëjtë, me temperaturë deri në 32 gradë celsius.

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar që qytetarët të respektojnë masat e përgjithshme për prevenim për t`iu shmangur valës së nxehtit dhe për të mbrojtur shëndetin, duke i`u shmangur diellit në hapësirat e hapura sidomos nga periudha kohore 11 – 16. Qytetarët rekomandohen që të konsumojnë ushqime të lehta dhe lëngje, të mbajnë rroba me ngjyra të hapura dhe të bardha.

Kujdes i veçantë kërkohet nga të sëmurit, që duhet të ndjekin rekomandimet e mjekëve dhe ti shmangen diellit

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *