Home / Lajme / Maqedoni / Punëtorët në ambient të hapur të mos punojnë në periudhën prej orës 11 deri në orën 17

Punëtorët në ambient të hapur të mos punojnë në periudhën prej orës 11 deri në orën 17

22 qershor-“Rekomanduam që fëmijët në kopshte të nxirren në shëtitje më së voni deri në orën 10 të mëngjesit, t’u ofrohet ushqim më i lehtë dhe më shumë lëngje, ndërsa hapësirat të mbrohen nga drita e drejtpërdrejtë e diellit me roletë ose perde”, tha Ristovski.

Puna me dy turne, shmangie e punës në ambient të hapur në periudhën prej orës 11 deri në orën 17, sigurim i strehimit ku punëtorët do të mund të freskohen, pauza më të shpeshta gjatë punës, ventilim adekuat ose sipas mundësisë kondicioner në hapësirat e punës, janë rekomandimet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për punëdhënësit, me qëllim që të shmangen pasojat e padëshiruara nga temperaturat e larta dhe UV rrezatimet.

“Ministria i shqipton të gjitha këto rekomandime, të cilat fakt është se nuk janë të obligueshme, përkatësisht në pajtim me ligjin nuk mund të sanksionojmë, por mund të rekomandojmë për shkak të faktit që bëhet fjalë për mbrojtje të punëtorëve”, tha në pres-konferencën e sotme ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski.

Ministri paralajmëroi kontrolle të përforcuara të inspekcionit të punës. përderisa për shkak të mosrespektimit të rekomandimeve, dhe me këtë edhe mos sigurim i kushteve për siguri dhe mbrojtje gjatë punës ndodh lëndim i ndonjë punëtori, atëherë, tha, do të përgjigjet punëdhënësi i cili këtë nuk e ka bërë.

Ai sqaroi, se rekomandimet jepen për territorin e tërë vendit, por siç tha, më e domosdoshme është që të zbatohen në vendet të cilat janë në shkallën portokalli në rrezik nga temperaturat e larta dhe rrezatimeve ultraviolete.

Ministria, krahas rekomandimeve deri te punëdhënësit, ka dhënë rekomandime edhe deri te kopshtet dhe deri te shtëpitë e pensionistëve si institucione nën kompetencat e tyre.

“Rekomanduam që fëmijët në kopshte të nxirren në shëtitje më së voni deri në orën 10 të mëngjesit, t’u ofrohet ushqim më i lehtë dhe më shumë lëngje, ndërsa hapësirat të mbrohen nga drita e drejtpërdrejtë e diellit me roletë ose perde”, tha Ristovski.

Në shtëpitë për përkujdesje të personave të moshuar u rekomandohen masa për të kondicionuar hapësirat ose të paktën sigurim i një hapësire të ftohtë, të ofrohet ushqim i lehtë dhe më shumë lëngje, këshilla për marrjen në kohë të terapisë…

Qendrave për punë sociale, sërish, Ministria u rekomandon bashkëpunim më të madh me njësitë e Kryqit të Kuq dhe vetëqeverisjen lokale në qasje më aktive dhe ndihmë të personave të vetmuar të moshuar, personave të rrezikuar social dhe të pastrehë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *