Home / Lajme / Maqedoni / Pushim falas për 3000 fëmijë të familjeve sociale me masat e reja qeveritare

Pushim falas për 3000 fëmijë të familjeve sociale me masat e reja qeveritare

7 qershor-“Në drejtim të punës transparente dhe informimit të rregullt të personave të interesuar të cilët kanë shtruar kërkesë për shfrytëzimin e shërbimit, Qendrat për punë sociale do t’i publikojnë listat e shfrytëzuesve të zgjedhur, ndërsa MPPS do t’i publikojë listat në ueb faqen e saj”, tha Ristovski.

Rreth 3.000 fëmijë nga klasa e pestë deri në të tetë nga familjet me rrezik social (shfrytëzues të asistencës sociale ose ndihmës së përhershme financiare) dhe fëmijët shfrytëzues të shtesës së veçantë do të kenë mundësi të shkojnë në pushim veror ose dimëror, si pjesë e pakos së fundit të masave ekonomiko-sociale që Qeveria e parashikoi, gjegjësisht projektin Shfrytëzim i shërbimit për pushim dhe rekreacion i fëmijëve nga familjet me rrezik social dhe fëmijëve shfrytëzues të shtesës fëmijërore.

Këtë në konferencën e sotme për shtyp e kumtoi ministri i Punës dhe Politikës, Spiro Ristovski, i cili sqaroi se 2.000 fëmijë do ta shfrytëzojnë shërbimin në periudhën e verës, ndërsa 1.000 fëmijë gjatë pushimit dimëror në vitin 2013.

“Shërbimi përfshin pushim prej shtatë ditëve, gjashtë bujtje me tre racione në ditë dhe transport në dy drejtimet. Fëmijët do të bëjnë rekreacion në objektet turistike në Republikën e Maqedonisë dhe në pushimoret për fëmijë. Për këtë projekt në buxhetin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për vitin 2012 janë siguruar 15 milionë denarë”, tha Ristovski.

Ai theksoi se qëllimi i projektit është integrimi social gjatë pushimit veror dhe dimëror të fëmijëve nga familjet me rrezik social dhe fëmijët shfrytëzues të shtesës së veçantë.

Grupi i parë i fëmijëve të cilët do ta shfrytëzojnë periudhën verore do të shkojë për në pushim në fillim të korrikut. Fëmijët të cilët do të zgjidhen që të shkojnë në pushim veror, nuk do të kenë të drejtë ta shfrytëzojnë shërbimin në periudhën dimërore.

Ristovski paralajmëroi se MPPS në gjysmën e parë të qershorit do të publikojë thirrje në mediat, në ueb faqen e Ministrisë dhe në Qendrat për punë sociale. Personat e interesuar duhet të shtrojnë kërkesë deri te Qendra kompetente për punë sociale sipas vendit të jetesës së shfrytëzuesit.

Përzgjedhjen e fëmijëve të cilët do ta shfrytëzojnë shërbimin do ta kryejë Komisioni për shqyrtimin dhe rangimin e shfrytëzuesve të shërbimit, në pajtim me kriteret të cilat do të definohen në programet e Qeverisë, përmes së cilës do të realizohet ky projekt. Gjatë përzgjedhjes së fëmijëve të cilët do ta shfrytëzojnë shërbimin, do të merret parasysh kohëzgjatja e shfrytëzimit të asistencës sociale në familjen e tyre, ndihma e përhershme financiare dhe shtesa fëmijërore, si dhe të dhënat nëse bëhet fjalë për fëmijë nga familje me një prindër ose nëse në familjen e tyre ka fëmijë me nevoja të veçanta.

“Në drejtim të punës transparente dhe informimit të rregullt të personave të interesuar të cilët kanë shtruar kërkesë për shfrytëzimin e shërbimit, Qendrat për punë sociale do t’i publikojnë listat e shfrytëzuesve të zgjedhur, ndërsa MPPS do t’i publikojë listat në ueb faqen e saj”, tha Ristovski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Ristovski tha se pushimoret në shtet janë në gjendje të mirë. Në pushimoret të cilat janë në liqen, për fëmijët do të sigurojë ekipe për shpëtim dhe ekip mjekësor

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *