Home / Lajme / Maqedoni / Qendra ditore në Tetovë e lënë pas dore

Qendra ditore në Tetovë e lënë pas dore

21 qershor-Ndërkaq, edhe pse bëhet fjalë për qendër për fëmijë me nevoja të veçanta shteti është treguar i pamëshirshëm, dhe këtë vit ka shkurtuar mjetet e ushqimit dhe transportit. Qendra ditore për trajtim të fëmijëve me nevoja të veçanta në Tetovë është lënë pas dore. Kërkesat e saj hasin në vesh të shurdhër ndërsa buxheti nga viti në vit reduktohet, ankohen në këtë qendër

Urim Hasipi
Dy punëtorë social, një defektolog dhe katër motra medicinale është stafi që përkujdeset për 25 fëmijët me nevoja të veçanta të cilët marrin shërbime në qendrën ditore në Tetovë. Kjo qendër më shumë se dhjetë vite trajton dhe ofron kujdes për fëmijët me nevoja të veçanta nga Tetova dhe rrethina. Megjithatë këtij institucioni i mungojnë kuadër tjetër i nevojshëm siç janë pedagog dhe psikolog.
“Fëmijët disa nga ato të cilët janë në gjendje të rëndë shpesh kanë nevojë për trajtim të veçantë, atyre ju nevojitet një pedagog e padyshim një psikolog duhet që t’ju vijë në ndihmë shpesh herë. Fatkeqësisht kjo kërkesë gjithmonë ka hasur në vesh të shurdhër. Që kurë është themeluar qendra për qëndrim ditor si profil kanë ekzistuar edhe pedagogu edhe psikologu.Ato punuan për një kohë të shkurtër por sot për shkaqe që as vet ne nuk i kuptojmë ato i tërhoqën. Në këtë qendër mbase janë më se të nevojshme se në çdo vend tjetër që fëmijët të konsultohen me psikologun e të marrin këshilla nga ai. Realisht ky shqetësim më së shumti i mundon punonjësit ngase në disa raste specifike duhet që të konsultohen fëmijët më psikologun”, thotë Bexhet Kamberi, përgjegjës në qendrën ditore në Tetovë.Ai thotë se momentalisht ka katër motra medicinale, ku njëra prej tyre është me fakultet dhe mund të kryejë punën e pedagoges, por për shkak të mos sistematizimit ajo ende nuk mund të marrë vendim si pedagoge.
Ndërkaq, edhe pse bëhet fjalë për qendër për fëmijë me nevoja të veçanta shteti është treguar i pamëshirshëm, dhe këtë vit ka shkurtuar mjetet e ushqimit dhe transportit. Qendra ditore për trajtim të fëmijëve me nevoja të veçanta në Tetovë është lënë pas dore. Kërkesat e saj hasin në vesh të shurdhër ndërsa buxheti nga viti në vit reduktohet, ankohen në këtë qendër. “Deri para këtij viti, çdo herë janë ndarë 300 mijë denarë për ushqim, kurse nga ky vit marrim 200 mijë denarë për ushqim. Nëse llogarisim kjo i vjen se kemi mjete që të ushqejmë vetëm 16 fëmijë kurse trajtojmë këtu 22 fëmijë. Poashtu këtë vit na janë reduktuar mjetet për transport. Nga 300 mijë denarë që u ndaheshin më herët tash kemi 280 mijë denarë për transport të fëmijëve dhe ne jemi detyruar që të ndërprejmë linjën për në fshatin Poroj, ku mernim një fëmijë”, thotë Kamberi. Gjatë këtyre viteve sa ekziston kjo qendër janë trajuar rreth 60 fëmijë me nevoja të veçanta, ndërsa në shumë raste në mungesë të mjeteve nga shteti paraqiten donatorë të ndryshëm të cilët mundësojnë që fëmijët të kenë kushte më të mira për trajtim. Në fillim në Maqedoni kanë funskionuar vetëm 5 qendra ditore ndërsa tani më ky numër është rritur në 20 të tilla në tërë territorin. Në këtë qendër, momentalisht trajtohen vetëm fëmijët të cilët janë nga komuna e Tetovës, ndërsa numri i personave me nevoja të vecanta është shumë më i madh kurse një numër i konsiderueshëm janë të mbyllur në shtëpi sidmos nga komunat rurale të ish teritorit të komunës së Tetovës, pasi që në këto vende akoma nuk ka një qendër, ndërsa asnjë institucion, nuk ka marrë iniciativë që këtyre fëmijëve t`iu siguroj së paku transport.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *