Home / Sport / Renova vendoset në Ohër, Bajrami me oferta nga jashtë

Renova vendoset në Ohër, Bajrami me oferta nga jashtë

“Pas ditëve të para në Tetovë, prej të hënën jemi vendosur këtu në Ohër ku do të vijojmë përgatitjet para paraqitjes në Evropë. Kemi planprogramin tonë të hartuar më parë dhe ne me përpikmëri do t’i përmbahemi atij. Përveç përgatitjeve, në Ohër planifikojmë të zhvillojmë takime kontrolluese dhe dihet se më 20 qershor luajmë me Flamurtarin, të cilët poashtu do të paraqiten në Liga Evropa. Besojmë të përgatitemi mirë dhe të gatshëm të presim sfidën e parë në Evropë”, u shpreh trajneri Renovës, Vllatko Kostov.

Skuadra e Renovës pas disa ditëve punë në Tetovë, të hënën ka udhëtuar drejt Ohrit ku do të vazhdojë me seancat stërvitore në kuadër të përgatitjeve për paraqitjen në Liga Evropa. Xhepçishtasit pa ndonjë risi eventuale në formacion, pas asnjë përforcim e as pa largim kanë udhëtuar për në Ohër, ku shpresojnë të arrijnë të realizojnë planprogramin e trajnerit Kostov. Renova do të qëndrojë në Ohër deri më 22 qershor, kur planifikon të kthehet në Tetovë, ndërsa në ndërkohë do të zhvillojë takim kontrollues më 20 qershor me Flamurtarin e Vlorës. “Pas ditëve të para në Tetovë, prej të hënën jemi vendosur këtu në Ohër ku do të vijojmë përgatitjet para paraqitjes në Evropë. Kemi planprogramin tonë të hartuar më parë dhe ne me përpikmëri do t’i përmbahemi atij. Përveç përgatitjeve, në Ohër planifikojmë të zhvillojmë takime kontrolluese dhe dihet se më 20 qershor luajmë me Flamurtarin, të cilët poashtu do të paraqiten në Liga Evropa. Besojmë të përgatitemi mirë dhe të gatshëm të presim sfidën e parë në Evropë”, deklaroi shefi i stafit teknik të Renovës, Vllatko Kostov, i cili sqaroi se për momentin ekipi nuk ka asnjë ndryshim. “Jemi duke punuar me ata futbollistë me të cilët arritëm të sigurojmë dalje në Evropë. Ata realizuan këtë plan dhe ata do të vazhdojnë edhe më tej. Normal kemi disa lojtarë që u ka skaduar kontrata dhe kryesia bën përpjekje që të vazhdojë bashkëpunimi. Varësisht nëse ndonjëri largohet, do të mendojmë për përforcime eventuale. Por si që thash ne jemi koncentruar në fondin aktual të futbollistëve dhe për momentin vazhdojmë të punojmë me ta”. Me fitimin e titullit në Kupën e Maqedonisë, skuadra e Renovës arriti që të realizoi planin për daljen e rradhës në Kupat Evropiane. Në saje të këtij suksesi ekip ka nisur më herët përgatitjet, ndërsa më 25 qershor do të mësojë emrin e rivalit për ruandin e parë parakualifikues të Liga Evropës, ku Renova do të jetë favorite. “Puna jonë është të përgatitemi mirë, pa marë parasysh emrin e kundërshtarit. Nuk kemi ndonjë dëshirë të posaçme pasi që bëhet fjalë për garë ndërkombëtare dhe mendoj se nuk ka katu ekipe të dobëta. Sigurisht se dua të jemi të gatshëm maksimalisht dhe pa marë parasysh emrin e kundërshtarit, shpresoj që ekipi të jetë në maksimumin e saj, për të provuar të nxjerim maksimumin në këtë paraqitje”, përfundoi strategu shtipjan i Renovës, Vllatko Kostov.

Skuadra të huaja kërkojnë Bajramin

Njëri prej futbollistëve më të mirë të Renovës në sezonin e kaluar, mesfushori Muharem Bajrami është duke u kërkuar nga disa skuadra jashtë Maqedonisë. Bajrami ishte futbollisti kyç i xhepçishtasve në fitimin e Kupës së Maqedonisë dhe lojrat e tij nuk kanë mbetur pa u vërejtur nga menaxherë të huaj. Mësojmë se ekipe nga Shqipëria, por edhe vende tjera të jashtme janë duke insistuar për të siguruar shërbimet e Bajramit, i cili megjithse ka udhëtuar me Renovën në përgatitjet në Ohër, ende nuk ka firmosur kontratën e re. Në fund të sezonit, Bajramit i skadoi kontrata me ‘gjipspunuesit’, ndërsa për momentin janë duke u zhvilluar bisedimet për vazhdimin e bashkëpunimit. Gjithsesi drejtuesit e Renovës duket se janë të bindur për të mos lënë të largohet njërin prej futbollistëve të tyre më të rëndësishëm. Përveç Bajramit, edhe disa futbollistë tjerë të Renovës janë me kontrata të skaduara, prej të cilëve do të veçonim kapitenin, Fisnik Nuhiun.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *