Home / Lajme / Maqedoni / Rrahja e Musliut,mer dimenzione politike

Rrahja e Musliut,mer dimenzione politike

6 qershor-dryshe, personi në fjalë u akuzua se ishte falsifikator I dosjeve kundër funksionarëve të lartë të ish Ushtrisë Clirimtare Kombëtare dhe funksionarë aktual të Bashkimit Demokratik për Integrim. Dosjet në atë kohë u hodhën poshtë nga ana e komisionit për lustrim si të pasakta

Publikimi i disa të ashtuquajturave dosjeve të bashkëpuntorëve të shërbimit secret jugosllav UDBA, ku ishte i implikuar edhe ish punonjësi i këtyre shërbimeve Hisen Musliu, ka qenë motivi i rahjes së të martës të këtij të fundit nga personi me inicalet B.C dhe një tjetër i panjohur, ka thwnw avokati I musliut Elvir iseni. Sipas Isenit, avokat i Isen Musliut, të martën rreth orës 16.00, derisa kanë lëvizuar në rrugën e Ilindenit, në drejtim të tyre janë ofruar dy persona, njërin prej të cilëve i rrahuri e ka njohur, fjala është për personin me iniciale (B.C), i cili ka nxjerë revolen dhe i është kanosur Musliut, duke iu drejtuar me fjalët ‘a do shkruash më dosje’.” Në atë moment kanë filluar ta shajnë dhe godasin, me cka Hisen Musliu është alivanosur dhe që nga ai moment nuk mban mend gjë”,thotë avokati I tij, Elvir Iseni. Sipas tij, në afërsi ka ndodhur edhe një patrullë e policisë së Tetovës por të njejtët nuk kanë reaguar aspak.Sipas informacioneve Musliu pas rahjes ka marrë lëndim në njërin sy, të cilin vetëm para disa ditësh e kishte operuar,thotë avokati Elvir Iseni.Ai ka thënë se do të presin nga institucionet që të meren me rastin në të kundërtën vetë do të inicojnë padi ndaj personit në fjalë.Nga ana tjetër, kryeshefi i Sektorit të Punëve të Brendëshme Shefik Bajrami, ka hedhur posht informatat se policë të SPB kanë qëlluar afër dhe nuk kanë reguar. “Nëse personi në fjalë ka ndonjë vërejtje lidhur me policinë e Tetovës, mundë lirisht të drejtohet në institucionet përkatëse dhe të merren masa”, është shprehur Shefik Bajrami, kryeshef I Sektorit të Punëve të Brendëshme të Tetovës. Ndryshe, personi në fjalë u akuzua se ishte falsifikator I dosjeve kundër funksionarëve të lartë të ish Ushtrisë Clirimtare Kombëtare dhe funksionarë aktual të Bashkimit Demokratik për Integrim. Dosjet në atë kohë u hodhën poshtë nga ana e komisionit për lustrim si të pasakta.
Rahja e Musliut, inicoi akuza dhe kundwrkuza mes dy partive mw tw mwdha politike shqiptare. Pwrderisa BDI pwrmes Artan Grubit, ka hedhur poshtw pretendimet se pas kwtij rasti qwndron kjo parti, djali I Hisen Muslit, Urim Musliu thotw se “Pas këtij sulmi qëndron BDI, gjegjësisht zyrtari i lartë i kësaj partie Bilall Ceka”, ka akuzuar pwr agjencinw e lajmeve Ina.

Me tej Grubi thekson se “Tërë udhëheqësia e BDI-së mbrëmë ka qenë për festimin e 10 vjetorit të BDI-së në Shkup dhe akuzat e tilla të pabaza nuk do të rrënojnë shënimin e këtij jubileu”, ka theksuar Grubi. Pwr opozitaren PDSH, rrahja e djeshme në Tetovë, është me motive të thella politike. “Personi që bëri këtë akt barbarë është Bilall Ceka përndryshe dajë i Hazbi Likës. Përsëritja e herë pas hershme e veprimeve kriminale e me metoda fashiste të ekzekutuar nga Hazbi Lika me urdhër të Ali Ahmetit, irriton jo vetëm shqiptarët në Tetovë por edhe më gjërë. Shqiptarëve në Tetovë dhe jo vetëm atyre ju kujtohet se, kushëriri i parë i Hazbi Likës vrau këshilltarin e PDSH-së tashmë të ndjerin Ibish Krasniqi e tani hidhet në veprim edhe daja i Hazbi Likës, Bilall Ceka për të terrorizuar shqiptarët “, ka deklaruar Zijadin Sela, deputet i PDSH-sw. Sipas selws, edhe pse vetë i rrahuri e ka denoncuar Bilall Cekën, policia maqedonase, për të satën herë edhe kësaj radhe e mbron këtë kriminel të klanit të Hazbi Likës me porosi nga Ali Ahmeti ,me qëllim që te shqiptarët të shkaktojë frikë, përçarje e pse jo edhe vëllavrasje. PDSH-ja shpreh shqetësimin e saj dhe njëkohësisht apelon te faktori ndërkombëtar si ambasada e SHBA, BE dhe OSBE që urgjentisht të ndërhynë që veprimet të tilla fashiste të ekzekutorit Hazbi Likës me porosi të Ali Ahmetit, të ndërpriten dhe fajtori të nxiret para drejtësisë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *