Home / Lajme / Maqedoni / Saliu me ekspozitë edhe në Tetovë

Saliu me ekspozitë edhe në Tetovë

9 qershor-“Agron Saliu, me këto piktura, me shumë kreativitet dhe siguri hedh hapin në botën e artit, duke na ofruar një shumësi portretesh, që mbeten universe më vete. Portretet janë fytyra njerëzish që bartin me vete tronditje dhe përftohen nga thellësitë e mjegullta, që më pas vijnë praën nesh me një bukuri magjepse”, tha Bardhyl Zaimi.

Pas Shkupit, piktori tetovar Agron Saliu, ka hapur ekspozitën e tij personale në Tetovë. Kjo është ekspozita e tyre me rreth 30 piktura, të cilët janë portrete të ndryshme. Piktori Agron Salihi, thotë se ekspozitën e tij e ka titulluar “në pritje” ndërsa janë punime që më herët ishin prezantuar edhe në Shkup. Sipas tij,
“Kjo është ekspozita e dytë personale e titulluar “Në pritje”, ku janë ekspozuar rreth 30 piktura, në vaj, pëlhurë dhe akrill. Pas Shkupit, ishte radha që të hapim këtë ekspozitë edhe në Tetovë dhe mendoj se do të mirëpritet”, tha Saliu. Disa fjalë rreth pikturave të Agronit, foli krijuesi Bardhyl Zaimi. “Agron Saliu, me këto piktura, me shumë kreativitet dhe siguri hedh hapin në botën e artit, duke na ofruar një shumësi portretesh, që mbeten universe më vete. Portretet janë fytyra njerëzish që bartin me vete tronditje dhe përftohen nga thellësitë e mjegullta, që më pas vijnë praën nesh me një bukuri magjepse”, tha Bardhyl Zaimi. Në ekspozitën e Agron Saliut, morrën pjesë piktorë, profesor dhe artdashës nga Tetova dhe Gostivari. Ai ka lindur në vitin 1984 në Tetovë.Ai ka diplomuar në fakultetin e arteve në Tetovë drejtimi pikturë. (U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *