Home / Lajme / Rajon / Së shpejti do ndërhyjmë në Lazarat

Së shpejti do ndërhyjmë në Lazarat

Aksioni kryhet për çdo automjet që hyn dhe del në Lazarat. Janë hequr xhamat e zinj për 85 automjete, ndërsa janë vendosur gjoba për çdo shkleje si dhe u bllokuan 3 automjetet luksoze që rezultonin të vjedhura.

ga Gjirokastra, ku vijojnë intensivisht operacionet antidrogë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, theksoi se policia është e vendosur për të hyrë sa më shpejt në Lazarat.
Burgaj bëri të ditur se autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e strukturave italiane për monitorimin e gjithë territorit nga ajri.

“Ne nuk do rreshtim së godituri këtë fenomen. Një ndër qëllimet kryesore dhe prioritetet e policisë është që të parandalojmë që në embrion kultivimin e bimëve narkotike. Së shpejti do të kemi inspektim me avion të gjithë territorit të vendit, për të përcaktuar me koordinata shumë të sakta se ku dhe sa ka kultivim. Në bashkëpunim edhe me komunitetin e Lazaratit ne do të kemi së shpejti ndërhyrje në Lazarat. Është një ndër zonat më problem, ka qenë ndër zonat më me problem. Por kemi pasur edhe zona të tjera problematike, siç është Shkodra apo Malësia e Krujës.”- deklaroi Burgaj.

Policia ndaloi një ditë më parë 53 persona, të cilët po përpiqeshin të hynin në kodrat e fshatit Lazarat. 174 personat që janë ndaluar gjatë ditëve të fundit deklaruan se ishin punëtorë që mirëmbanin bimën e kanabisit në Lazarat.

Ndërkohë forcat e policisë së Gjirokastrës mbështetur edhe nga 2 grupe të FNSH, 2 grupe Delta dhe Task Forca e Qarkullimit vijojnë kontrollet për bllokimin e çdo materiali dhe fuqie punëtore që nga informacionet rezulton se do të përdoren për kultivim të kanabisit në Lazarat.

Aksioni kryhet për çdo automjet që hyn dhe del në Lazarat. Janë hequr xhamat e zinj për 85 automjete, ndërsa janë vendosur gjoba për çdo shkleje si dhe u bllokuan 3 automjetet luksoze që rezultonin të vjedhura.

Nga dëshmitë e dhëna në polici ka rezultuar se shumica e personave që ishin punësuar nga lazaratasit për mbjelljen dhe kultivimin e hashashit janë nga lagjet periferike të qytetit muze, por edhe nga rrethe të ndryshme të vendit.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *