Home / Lajme / Rajon / Selimi:Në momentin që do të marr grushte nga dikush, nuk do të jem më as deputet

Selimi:Në momentin që do të marr grushte nga dikush, nuk do të jem më as deputet

29 qershor-Ai ka mohuar të jetë grushtuar nga deputeti Gashi. “Nuk ka pas shkëmbime grushtesh, unë e kam shty dhe ai është rrëzuar mbi një vazo lulesh. Në momentin që do të marr grushte nga dikush, nuk do të jem më as deputet”, është shpreh Selimi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi thotë se i është kundërpërgjigj fizikisht, provokimit të deputetit të PDK-së, Latif Gashit. Ai thotë se i vjen keq ajo çfarë ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës.

“Ne si deputet në Kuvend jo rrallë herë jemi provokuar me situata, që PDK i ka krijuar me eksponentët të saj të SHIK-ut. Durimi është një virtyt që shumë herë më ka përcjell edhe kur kemi qenë të provokuar, mirëpo nganjëherë i vjen fundi durimit. Ajo që ka ndodh sot ishte një provokim i radhës. Këtij provokimi pa dashjen time nuk munda t’i rezistojë”, ka thënë Selimi në emisionin Interaktiv të KTV-së.

Ai ka thënë se ngjarja ka ndodh në kohën kur ai ishte duke dalë jashtë hollit të Kuvendit për t’i dhënë një deklaratë një gazetare dhe në ato momente është provokuar verbalisht nga deputeti Gashi. “Lata provokoj njeriun e gabuar, një provokimi verbalist iu përgjigja fizikisht”, ka pohuar Selimi.

Ai ka mohuar të jetë grushtuar nga deputeti Gashi. “Nuk ka pas shkëmbime grushtesh, unë e kam shty dhe ai është rrëzuar mbi një vazo lulesh. Në momentin që do të marr grushte nga dikush, nuk do të jem më as deputet”, është shpreh Selimi.

Ai ka fol edhe për përleshjen tjetër në mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi dhe deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu-Kamishi. Ai thotë se edhe në këtë rast Krasniqi është provokuar nga deputet i PDK-së Bekim Haxhiu.

Gjithashtu lexo

Daçiq: Demarkacioni Kosovë–Serbi, zgjidhje e përhershme

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se ideja e tij për demarkacionin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *