Home / Sport / Shaqiri dhe Belica transferohen në Konkordia të Rumanisë

Shaqiri dhe Belica transferohen në Konkordia të Rumanisë

Të dy futbollistët në Konkordia shkojnë me parametrat zero, pasi ishin futbollistë të lirë pas rënies së Ohrid 2004 në kategorinë e dytë.

Futbollistët struganë Ardit Shaqiri dhe Egzon Belica janë larguar nga kampionati i futbollit të Maqedonisë dhe nga sezoni i ardhshëm do të luajnë në Rumani, te skuadra e Konkordias. Për mesfushorin Shaqiri, kjo nuk është hera e parë që del jasha Maqedonisë, pasi ai më herët ka luajtur për Teutën e Durrësit dhe Ruzheberokun e Sllovakisë. Ai me Konkrodian ka firmosur marrëveshja dy-vjeçare. E në ndërkohë mbrojtësi Belica do të duhet të qëndrojë në Rumanië një vit më shumë, pasi ka nënshkruar për tre vite. Të dy futbollistët në Konkordia shkojnë me parametrat zero, pasi ishin futbollistë të lirë pas rënies së Ohrid 2004 në kategorinë e dytë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *