Home / Lajme / Rajon / Shënohet 134 vjetori i Lidhjes së Prizrenit

Shënohet 134 vjetori i Lidhjes së Prizrenit

“Misioni i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është udhërrëfyesi më i mirë i përpjekjeve tona. Me këtë mision Shqipëria në shekuj për të ecur edhe pse u copëtua e nda nuk u gjunjëzua kurrë Shqipëria udhëhoqi përpjekjet e Kosovës për liri e pavarësi”- nënvizoi Muja, i cili shtoi gjithashtu se Shqipëria dhe Kosova janë një e të pandara për vizionin evropian. Kosova e pavarur dhe demokratike tha ai i qëndron besnike dhe bashkudhëton me Shqipërinë në rrugën drejt integrimit.

Në qytetin historik të Prizrenit, kanë nisur që dje veprimtaritë e festimeve të përvjetorit të 134-të të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Me ekzekutimin e himnit kombëtarë dhe atij shtetërorë të Kosovës manifestimet kulmuan me manifestimin qendror në orën 11:00, në ndërtesën ku dhe u mbajt Lidhja e Prizrenit 134 vite më parë, ku mori pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Manifestimi u përshëndet nga Kryetari i komunës së Prizrenit Ramadan Muja, nga kryemiistri i Kosovës Hashim Thaci dhe homologu i tij shqiptar Berisha si dhe nga kreu i BDI, Ali Ahmeti.

Në fjalën e tij kryeministri Sali Berisha e cilësoi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit si ngjarjen më kulmore pas luftërave të Skënderbeut, ku shqiptarët e të gjitha fiseve u mblodhën me përkushtimin “Një komb, një qëndrim” dhe me idealin e bashkimit kombëtar, në një kohë mjaft të vështirë kur kërkohej copëtimi i trojeve shqiptare.

“Lidhja e Prizrenit përbën mrekullinë më të madhe shqiptare të të gjitha kohërave, shënon ngjarjen më kulmore pas luftërave të Skënderbeut, në të cilën shqiptarët që shtriheshin në trojet më të gjera në Ballkan kishin qenë objekt sulmesh, do të mblidheshin në këtë tempull me përkushtimin “një komb, një qëndrim”, me idealin e bashkimit kombëtar.

Kohërat në të cilën udhëheqësit e trevave shqiptare u mblodhën ishin kohërat më të vështira. Evropa e asaj kohe po vendoste eleminin e shqiptarëve si nocion politik, po vendosnin dobësimin e kombit, po vendosnin që trojet e shqiptarëve të shndërroheshin në plaçkë tregu në gjenocide”- u shpreh në nisje të fjalës së tij kryeministri, i cili shtoi se burrat nga të gjitha trevat do mblidheshin këtu të bindur se bashkimi i kombit ishte rruga e vetme për t’u përballur me mënyrat që po gatuheshin në Berlinin e asaj kohe.

Më tej ai shtoi se Lidhja ia doli të përballej me pushtet e vullnetet e liga të asaj kohe të krijojë ushtrinë shqiptare, pas 4 shekujsh të ushtrisë së Skënderbeut, Lidhja shpalli integritetin e territoreve shqiptare dhe i tha botës se për shqiptarët dhe trojet do vendosim vetë ne shqiptarët.

“Ndaj edhe sot çdo shqiptar kudo që është përulet me nderim të thellë para këtij tempulli ku lindi kombi shqiptar si nocion politik ku lindi ideali i bashkimit në një shtet të vetëm, ku lindi ideali “një komb, një qëndrim” që do u diktojë rrugën shqiptarëve për të sakrifikuar për liritë e tyre”-nënvizoi më tej kryeministri shqiptar, i cili e konsideroi këtë ditë një ditë falënderimi dhe nderimi për Kosovën dhe Prizrenin.

“Çdo shqiptar ka vetëm një fjalë faleminderit Kosovë, faleminderit Prizren, se lidhja e Prizrenit ishte kryefjaja që do u paraprinte përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe dinjitet. Faleminderit Kosovë që lindi ushtria shqiptare për t’u dalë zot trojeve të veta, se këtu u organizuan kryengritje gjigjande që sollën pavarësinë e Shqipërisë, faleminderit Kosovë që nuk u përkule kurrë dhe solle pavarësinë e Kosovës, faloeminderit që nxorre burra të mëdhenj si Mic Sokoli, Azem e Shote Galica, legjenda të trimërisë, faleminderit Kosovë që nxorre burra mendjendritur si Ibrahim Rugovva, i cili organizoi rezistencën paqësore më të shkëlqyer që Evropa ka njohur në historinë e saj djemtë e vajzat e tua që vaditën me jetën e gjakun e tyre lirinë mbi të cilën ne qëndrojmë sot të lirë, çliruan Kosovën njëherë e mire dhe ne të qëndrojmë të lirë, të këndojmë këngën e lirisë dhe të ndërtojmë të ardhmen që meritojmë”- vijoi më tej Berisha.

Duke i shprehur mirënjohjen NATO-s dhe Shteteve të Bshkuara të Amerikës, për ndërhyrjen në Kosovë, në emër të lirisë dhe të drejtave, kryeministri shqiptar në fund të fjalës së tij ftoi fqinjët që të çlirohen nga paragjykimet mbi shqiptarët dhe të ndërtojnë së bashku të ardhmen evropiane.

“Ftoj fqinjët të çlirohen nga paragjykimet mbi shqiptarët e të përpiqemi së bashku të ndërtojmë të ardhmen evropiane si e ardhmja më e shkëlqyer e shqiptarëve, maqedonasve dhe serbëve”-përfundoi fjalën e tij kryeministri shqiptar duke i shprehur edhe njëherë mirënjohjen atyre që mundësuan mbledhjen për të nderuar këtë tempull.

Nga ana e tij, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, theksoi se ashtu si në të shkuarën, shqiptarët duhet të ndjekin sërisht rrugën e bashkimit për në Bruksel. “Nga gjaku i Prizrenit, Dibrës, Frashërit apo Vokshit, u transmetuan në dejet tona vendosmëria për liri. Këta burra, 134 vjet më parë bashkuan shqiptarët, nga Preveza e Arta në jug e deri në Mitrovicë në veri. Duke bërë për vete idealet e Lidhjes së Prizrenit, duhet të punojmë për të bashkuar të gjithë shqiptarët në Bruksel, në një Europë pa viza dhe të lirë për të gjithë bashkëkombasit tanë, pasi përveçse jemi shqiptarë, të gjithë ne jemi edhe europianë”, ka thënë ai.

Kryeministri kosovar Hashim Thaçi në fjalën e tij përshëndetëse në këtë ceremoni e vuri theksin tek rëndësia që pati Lidhja e Prizrenit e cila sipas tij i dha kuptim pavarësisë së Shqipërisë dhe forcoi kombin shqiptar, ndërsa pavarësia e Kosovës theksoi Thaçi korrigjoi padrejtësinë historike ndaj shqiptarëve.

“Pavarësia e Kosovës korrigjoi padrejtësinë historike ndaj shqiptarëve, i dha kuptim Lidhjes së Prizrenit, pavarësisë së Shqipërisë dhe forcoi kombin shqiptar. Në 134 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit e cila festohet në vigjile të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Kosova përmbyll fazën e pavarësisë së mbikqyrur”- nënvizoi kryeministri Thaçi, i cili shtoi se shqiptarët janë faktor i rëndësishëm në rajonin e Ballkanit.

“Sot kemi një abetare të përbahskët, Shqipër-Kosovë, po ndërtojmë autostradën e kombit Durrës-Prishtinë, së shpejti do të fillojë edhe autostrada Prishtinë-Shkup. Do harrohen kohët e vjetra. Po punojmë që në këto kodra të hapet tuneli që lidhet me Tetovën e Gostivarit, në mënyrë që të mos ketë kufij mes shqipatrëve, po shohim mundësitë e mëdha të mos ndajmë trevat, të mos ketë kufij”- u shpreh Thaçi.

Kryetari i komunës së Prizrenit Ramadan Muja në fjalën e tij u shpreh se ky përvjetor bëhet më i rëndësishëm, sepse mbahet në vigjilje të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Ai tha se në këtë vend u bashkuan në një mendje e një trup burrat e mëdhenj të trojeve shqiptare, të cilët shtruan rrugën për të ardhmen e kombit tonë.

“Misioni i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është udhërrëfyesi më i mirë i përpjekjeve tona. Me këtë mision Shqipëria në shekuj për të ecur edhe pse u copëtua e nda nuk u gjunjëzua kurrë Shqipëria udhëhoqi përpjekjet e Kosovës për liri e pavarësi”- nënvizoi Muja, i cili shtoi gjithashtu se Shqipëria dhe Kosova janë një e të pandara për vizionin evropian. Kosova e pavarur dhe demokratike tha ai i qëndron besnike dhe bashkudhëton me Shqipërinë në rrugën drejt integrimit.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit u krijua më 10 qershor 1878 dhe qëllimi i takimit ishte formimi i një shteti autonom shqiptar, që do të mbulonte vilajetet osmane të Prizrenit, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës. Lidhja ishte Lëvizja e parë e madhe e organizuar politikisht, administrativisht dhe ushtarakisht për të krijuar një rajon të bashkuar shqiptar qysh nga dështimi i forcave të Skënderbeut në Mesjetë. Është etapa paraprake para pavarësisë së Shqipërisë. (abcnews)

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *