Home / Sport / Shevçenko-Ibrahimoviç, 2-1

Shevçenko-Ibrahimoviç, 2-1

Sfida mes Ukrainës dhe Suedisë është kthyer në një duel mes Andri Shevçenko dhe Zlatan Ibrahimoviç, ku ukrainasi ka dalë triumfues.

Në një ndeshje mjaft emocionuese me raste nga të dy skuadrat, e para ka kaluar në avantazh Suedia pikërisht me anë të Ibrahimoviç në minutën e 52-të, pas një pasimi të Kallstrom.
Pir gëzimi i skandinavëve ka zgjatur vetëm 3 minuta, aq sa i është dashur Shevçenkos të shënojë golin e barazimit me një gjuajtje me kokë pas harkimit të Jarmolenko nga e djathta.
Tifozeria në stadiumin e Kievit ngrihet në këmbë nga ky gol por atmosfera bëhet e papërshkrueshme vetëm 6 minuta më vonë, kur ish-futbollisti i Milanit arrin të shënojë edhe golin e fitores 2-1 pas një goditje nga këndi, me një gjuajtje vdekjeprurëse me kokë, duke kujtuar edhe një herë kohë e tij të arta.
Ky sukses i jep Ukrainës vendin e parë në grup, ndërsa tani ka mundësinë reale për të kaluar më tej në këtë turne nëse arrin të ftojë një nga dy ndeshjet e mbetura, duke filluar nga ajo përballë Francës.

Grupi D
11.06.2012
Francë-Angli 1-1
39′ Nasri / 30’’ Leskot
Ukrainë-Suedi 2-1
55′, 61′ Shevçenko / 52′ Ibrahimoviç

Renditja
Ukrainë 3 2-1
Francë 1 1-1
Angli 1 1-1
Suedi 0 1-2

15.06.2012
Ukrainë-Francë 18:00
Donetsk (Ukrainë)
Suedi-Angli 20:45
Kiev (Ukrainë)

19:06.2012
Suedi-Francë 20:45
Kiev (Ukrainë)
Angli-Ukrainë 20:45
Donetsk (Ukrainë)

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *