Home / Sport / Shkëndija demolohet nga Flamurtari

Shkëndija demolohet nga Flamurtari

Ekipi tetovar humbi bindshëm ndeshjen e parë kontrolluese, duke treguar dy fytyra të ndryshme në dy pjesë. 45 minutat e para ishin të dobëta për Shkëndijën, ndërsa në pjesën e dytë ndryshimet sollën lojë shumë të mirë, megjithse pa konkretizim të rasteve. Prej përforcimeve u dallua Burhan Aliu që duket se do jetë freski e madhe për Shkëndijën, ndërsa në sulm shumë të lëvizshëm u treguan Ejupi dhe Hasan.

Shkëndija e Tetovës është mundur me rezultatin e thellë 5:0 nga Flamurtari i Vlorës, në takimin e parë kontrollues të zhvilluar të hënën në Ohër. Në një ndeshje interesante, ekipi vlonjat dominoi dhe me meritë mori fitoren, megjithse duke u bazuar në ngjarjet në teren, rezultati ndoshta është shumë më i lartë se sa duhej. Shkëndija zhvilloi një pjesë të parë katastrofale, kur trajneri Osmani formoi formacion me futbollistë të sezonit të kaluar, madje duke improvizuar në pozita të caktuara dhe njëkohësisht duke lënë në pankinë të gjithë përforcimet e këtij afati kalimtar. Velii në portë, me Elmazovskin, Mishkovskin, Berishën dhe Nezirin të reshtuar në mbrojtje. Mesfusha formohej nga Mustafi dhe Demiri në qendër me Rexhepin dhe Taipin në krahë, ndërsa në sulm pak sa papritur u gjetën Emini dhe Selmani. Ky formacion megjithse me futbollistë cilësorë që kanë vlerë te Shkëndija, megjithatë nuk dhuroi thuajse asgjë, vecse lojë sterile me Flamurtarin që sulmonte vazhdimisht. Dhe ekipi shqiptar avansoi në minutën e 13-të pas një aksioni të mirë kur Pejiq i vetmuar para portës mposhti Velii-n. Dhjetë minuta më vonë reprezentuesi i Shqipërisë Franc Veliu solli një kryevepër, duke shënuar gol spektakular nga gjuajtja e lirë. Deri në fund të pjesës së parë regjistrojmë vetëm disa tentime të Rexhepit nga distanca, i cili duket se më mirë gjendet në krahun e majtë, pasi pikërisht kur ndëroi anën u shfaq më aktiv. Pjesa e dytë solli shenja jete për Shkëndijën dhe bazuar në ngjarjet në fushë, rezultati është krejtësisht dicka e kundërta e asaj që u tregua në teren. Kjo pasi Shkëndija tani ishte më e freskët, shtypi Flamurtarin me minuta të tërrë në zonën e vet, mirëpo pa mundur të gjejnë rrjetën kundërshtare. Trajneri Osmani ndëroi portierin Velii, duke inkuadruar të riun Zeqirin, ndërsa më vonë në lojë hyri edhe portieri i posa ardhur Trajce Nikov. Në mbrojtje krahun e majtë e mori Alievski, ndërsa në të djathtë u transferua Neziri, me Demirin që u tërhoq në mbrojtje në vend të Berishës së zëvendësuar. Mustafi me përforcimin e ri Aliu-n, ishin në qendër të mesfushës, ndërsa në krahë u inkuadruan të rrinjtë Karimani dhe Xhemaili. Sulmi përbëhej nga dyshja e posa ardhur Ejupi, Hasan. Dhe ky formacion i Shkëndijës dhuroi shumë emocione dhe tempo të lartë në fillim të pjesës së dytë. Burhan Aliu duket se përfundimisht do të jetë përforcim i madh i tetovarëve, pasi që në debutimin e tij mori në dorë mesfushën e Shkëndijës duke i dhënë shumë gjallëri ekipit. Karimani dhe Xhemaili përfundimisht kanë talent të madh dhe në krahë ishin rrezik permanent për kundërshtarin, ndërsa Ejupi dhe Hasan vunë në siklet të madh mbrojtjen e Flamurtarit. Minuta të tërë Shkëndija solli intenzitet të lartë të lojës dhe mbajti të shtypur thellë në zonë Flamrutarin që në këto momente nuk gjentë forcë të rrezistojë. Ejupi, Hasan, Aliu dhe Xhemaili kishin disa kanosje që nuk sollën rezultat, ndërsa në këtë fazë Shkëndija dëmtohet me një penalti të pa dhënë nga arbitri Marjan Eckovski, megjithse u pa qartë se Hasan u ndal në mënyrë të parregullt në momentin që dilte i vetmuar para portës. Tetovarët dhanë shumë energji në mbajtjen e nivelin e lartë të intenzitetit të lojës dhe në minutat e fundit kjo u hakmor me tre gola në rrjetë të tyre. Strugani Nijazi Lena në minutën e 77-të shënoi për 3:0, një minutë më vonë Pejiq me kokë realizoi për 4:0, ndërsa pesë minuta para fundit të takimit pas harkimit të Pejiq-it, Demiri devijoi topin për rezultat përfundimtar 5:0. Sigurisht ky rezultat duket trishtues për tifozët e Shkëndijës, mirëpo realisht nuk ka vend për panikë, pasi Shkëndija megjithë humbjen bindëse në teren ishte thuajse kundërshtar i barabartë, ndërsë në 20 minutata e para të pjesës së dytë dominoi në tërësi Flamurtarin. Njëkohësisht për Shkëndijën kjo ishte ndeshja e parë, në të cilën trajneri Osmani kombinoi shumë me formacionin, deri sa Flamurtari zhvilloi përballjen e 5-të dhe trajneri Muca vec më ka krijuar formacionin titular dhe në këtë drejtim realizoi shumë pak zëvendësime, sikur të ishte ndeshje kampionale. Shkëndija ndërkohë do të vazhdojë qëndrimin në Ohër deri të shtunën kur pritet të ketë edhe ndonjë tjetër miqësore, ndoshta përsëri me Flamurtarin apo edhe Metalurgun që përgatitet në këtë qendër. Në rradhët e futbollistëve vërehet optimizëm i theksuar se mund të kalojnë Portadaunin e Irlandës së Veriut në raundin e parë të Liga Evropës, megjithse të gjithë janë të vetëdijshëm se do të jetë e vështirë pasi bëhet fjalë për ndeshje ndërkombëtare.

Velii dëmton rëndë hundën

Përvec disfatës së thellë, Shkëndija kundër Flamurtarit ka humbur edhe portierin Hadis Velii, i cili këtë ndeshje e nisi nga fillimi. Pas gjysmë ore lojë në një përplasje me një futbollist kundërshtar Velii u godit fortë në hundë dhe që në moment të parë u duk se bëhet fjalë për dicka serioze. Pas ndihmës së parë Velii vazhdoi lojën për disa minuta, deri sa u zëvendësua nga i riu Zeqiri. Pas përfundimit të ndeshjes, Velii u transferua në qendrën spitalore në Ohër, ku mjekët kanë konstatuar se nuk ka thyerje të ashtit, por goditja e fortë nuk e ka lënë pa dëmtuar hundën. Pasi ka marë terapinë e nevojshme, Velii është lëshuar nga spitali, por mjekët kanë rekomanduar pushim total në 6 ditët e ardhshme. Gjithsesi se ky dëmtim vëndon në pikpyetje pjesëmarjen e Velii-t në ndeshjen e parë në Liga Evropa, përballë Portdaunit më 3 korrik në Kumanovë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *